• петок, 17 мај 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

9 maj/ 2024/ 18:00

Shkup - Votuesit në Maqedoninë e Veriut ndryshuan pamjen politike të vendit të tyre në vetëm një ditë dhe partia që u përmbys shtatë vjet më parë nën presionin e protestave në rrugë po kthehet në pushtet.

Shkup - Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i prirë nga Kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, në përbërje të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe zëvendësministres së Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, vendosi lule dhe bëri  homazh për luftëtarët e Luftës Nacionalçlirimtare, para Monumentit “Çlirimtarët e Shkupit”, në platonë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot infromoi se ka mbajtur takim partiak, në të cilin janë vendosur konturet e kornizës në bazë të së cilës do ta ndërtojnë potencialin e koalicionit me partitë tjera.

Shkup - Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale ishin konkurruese dhe liritë themelore ishin respektuar edhe pse procesi mbetet i rregulluar në mënyrë të pamjaftueshme, ndërsa legjislacioni zgjedhor siguron kornizë adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por zbazëtitë dhe dyshimet e rrezikojnë sigurinë juridike për çka është i nevojshëm revizioni i tyre. Këto janë konkluzionet preliminare të misionit ndërkombëtar vëzhgues për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje në vend. 

Podgoricë - Qeveria e Malit të Zi vendosi që vendi të votojë për rezolutën për Srebrenicën në KB.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes platformës “X” i ka dërguar urime Presidentes së sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila menjëherë është përgjigjur duke e falënderuar dhe shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunim, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Federatat e futbollit të Shqipërisë dhe të Serbisë kanë parashtruar kandidaturë zyrtare për organizim të përbashkët të Kampionatit evropian për të rinj në vitin 2027, kumtoi sot Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Athinë – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të dielën do të mbajë tubim në Athinë, gjegjësisht takim me shqiptarët që jetojnë në metropolin grek në kuadër të turneut të tij në disa vende evropiane, ndërsa ministri grek i Punëve të Jashtme komentoi se vizita është në një kohë të papërshtatshme, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zagreb - Kryetari i HDZ-së, Andrej Plenkoviq në prezantimin e listës së HDZ-së për zgjedhjet evropiane tha se tashmë kanë 76 nënshkrime për të formuar Qeverinë e Kroacisë.

Moskë - Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjen e planifikuar, e cila përfshin stërvitje për sistemimin e armës taktike bërthamore.

Kiev - Një dron ukrainas me rreze të gjatë veprimi ka goditur mëngjesin e sotëm rafinerinë Gazprom Neftehim Salavat në Bashkortostan. Sipas burimit të Ukrainska Pravda, bëhet fjalë për një dron SSU që ka shënuar rekord duke kaluar 1500 kilometra.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot nënshkroi dekret për shkarkimin zyrtar të ish komandantit suprem, Valerij Zalluzhni nga shërbimi ushtarak, kinse për probleme shëndetësore, ndërsa pastaj e emëroi për ambasador të ri të Ukrainës në Britaninë e Madhe dhe Irlandën Veriore. 

Madrid - Finalistët në Ligën e kampionëve, Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit do të marrin nga 25.000 bileta për ndeshjen finale në Londër, publikoi sot radioja spanjolle "Kadena Kope".

Bruksel - Si mbështetës i perspektivës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, Belgjika ka vendosur që të mbështesë projekt të propozuar nga Qendra për studime evopiane të sigurisë (CESS), që të lehtësohen diskutimet mes të gjithë faktorëve politikë në vend për shkak të arritjes së konsensusit rreth vendimeve që nevojiten që të rrumbullaksohet faza fillestare nga negociatat aderuese për anëtarësim në BE, deklaroi për MIA-n, zëdhënësi i Ministrisë belge të Punëve të Jahstme, David Jordens.

Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në jug të Rripit të Gazës ka rezerva me karburant për vetëm tri ditët e ardhshme, për çka një spital tashmë është mbyllur për shkak të mungesës së karburantit dhe materialeve medicinale. 

Bruksel - Mënyra e vetme që Izraeli të mos hedh bomba është që mos të ketë, deklaroi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Zhozep Borrell, transmetoi Anadollu.

Lisbonë - Trajneri portugez Zhoze Murinjo (61) paralajmëroi se planifikon edhe kohë të gjatë të jetë trajner.

Ankara - Ministria turke e Tregtisë ka njoftuar sot se kompanitë nga ky vend kanë afat prej tre muajve që të dërgojnë dërgesa të parakohshme për produkte në Izrael, gjë të cilën ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac e përshëndeti si fitore për vendin, pasi që Turqia javën e kaluar publikoi ndalesë për tregti me Izraelin për shkak të ofensivës në Gaza.

Lubjanë - Qeveria sllovene sot ka filluar procedurat për njohje të shtetit Palestinë si formë presioni për ndërprerje të konfliktit në Gaza, publikoi sot kryeministri slloven, Robert Golob, i cituar nga mediat britanike.

Daka - Të paktën 74 persona, nga të cilët 35 fermerë, kanë vdekur nga goditjet e rrufesë në 38 ditët e fundit në Bangladesh, ndërsa ekspertët kanë theksuar ndikimin e ndryshimeve klimatike si shkaktarin kryesor të incidenteve të tilla.

Остани поврзан