• четврток, 07 ноември 2024
MIA Flesh

18:00 / 27 shtator / 2024

Shkup – Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim që nga viti 2005 dhe së bashku me Kroacinë, mori mendim pozitiv në vitin 2008. Kroacia tashmë është anëtare e BE-së, ndërsa me Maqedoninë e Veriut nuk kanë filluar ende bisedimet për aderim. Ky është një gabim i madh i BE-së, të cilin unë do ta karakterizoja si historik dhe tani mund të vihet në katror, sepse Maqedonia e Veriut do të vihet pas Shqipërisë, gjë për të cilën nuk shoh ndonjë arsye, tha sot në Ohër kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit kryeson aktualisht presidencën e BE-së.

Shkup - Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së nuk është befasi për ekspertët të cilët e ndjekin problematikën, por ajo që vendit duhet ta bëjë, thonë, është të përballet me problemin dhe përmes dialogut më të matur me vullnet të mirë me Sofjen të vihet deri te zgjidhja e cila do ta mundësojë vazhdimin e eurointegrimit.

Shkup - Hungaria është e gatshme të shfrytëzojë presidencën me BE-në dhe të ndërmjetësojë në çështjen me Bullgarinë, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban, duke theksuar se ka një propozim që ia ka paraqitur kryeministrit Hristian Mickoski. Ndarjen nga Shqipëria, Orbani e vlerësoi si një gabim të madh dhe shtoi se "ju deri në fund të vitit duhet t'i filloni negociatat për anëtarësim në BE".

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski në takimin e sotëm me ministrin e Mbrojtjes të Hungarisë, Krishtov-Zalai Bobrovnicki, theksoi se "Maqedonia mbetet fuqishëm në prëcaktimin që të marrë pjeës aktivisht në promovimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon".

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot u takua me ambasadorin e sapoakredituar të delegacionit të Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas. Duke i uruar mandat të suksesshëm, ministrja Janevska e falënderoi ambasadorin Rokas për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në procesin e reformimit të sistemit arsimor kombëtar. Në takim i prezantoi aktivitetet aktuale dhe planin për arsim më cilësor në të gjitha nivelet.

Shkup - Është urdhëruar mbyllja e kuzhinës nga e cila nuk janë dërguar shujta në kuzhinat e tjera të shkollave, deri në marrjen e rezultateve të analizave laboratorike pas çka do të konfirmojnë sigurinë. Kështu janë përgjigjur sot pasdite nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) për MIA-n në lidhje me njoftimin që kanë marrë, për dyshimin rreth helmimit të disa fëmijëve me ushqim.

Shkup - Një fëmijë nëntë vjeçar nga shkolla fillore komunale "Gjorgija Pulevski" në komunën e Aerodromit të Shkupit ka kërkuar ndihmë nga Klinika për fëmijë në Shkup për probleme me stomakun. Drejtori i klinikës, Rexhep Memedi në deklaratën për MIA-n thotë se fëmija ka qenë lehtë i dehidratuar dhe do të trajtohet në baza ambulatore.

Shkup - Gjimnazistët e katër shkollave në vend sot në kuadër të Ditës së Tetë mediatike për nxënësit e shkollave të mesme kanë vizituar Agjencinë Mediatike Informative, e cila për të tretin vit me radhë përfshihet në këtë aktivitet, me qëllim që të rrisë ndërgjegjen e gjeneratave të reja për edukimin mediatik.

Ohër - Hungaria çdoherë ka qenë përkrahës i fuqishëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe aspiratave tona për anëtarësim të plotëfuqishëm, konkludoi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp në Ohër me kolegun hungarez, Viktor Orban.

Ohër - Patjetër të hyjmë në bashkëpunim strategjik në luftën kundër migracionit ilegal, nga Greqia përmes Maqedonisë në Hungari, theksoi kryeministri hungarez Viktor Orban në konferencën e sotme për media në Ohër me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristian Mickoski.

Bukuresht - Rumania do të goditet nga moti i lig gjatë fundjavës. Është dhënë kod i verdhë dhe portokalli për reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe stuhi. Meteorologët parashikojnë deri 100 litra shi në metër katror, që mund të shkaktojë vërshime të reja. Temperaturat do të zbresin prej 30 në 15 gradë Celsius.

Berlin - Presidenti i Italisë Serxho Matarella sot deklaroi se paqja nuk do të thotë dorëzim, duke folur për përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Këtë deklaratë Matarella e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kolegun e tij gjerman Frank-Valter Shtajnmaer në Berlin, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Gjenevë - Gjatë 72 orëve të kaluara më shumë se 30.000 njerëz, kryesisht sirianë, kanë kaluar nga Libani në Siri për shkak të eskalimit të konfliktit mes forcave izraelite dhe Hezbollahut, kumtoi Agjencia për refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

Tel Aviv - Huthët jemenas me raketa balistike dhe dronë kanë kryer një sulm ajror në qytetet izraelite Tel Aviv dhe Ashkelon në shenjë mbështetje për Gazën dhe Libanin. Zëdhënësi i huthëve, Jahja Sarea tha se operacionet e tyre nuk do të ndalen derisa të përfundojë ofensiva e Izraelit.

Tel Aviv - Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Joav Galant paralajmëroi se armata izraelite do të intensifikojë sulmet ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban. "Kemi sulmuar fuqishëm Hezbollahun vitin e kaluar, veçanërisht në javët e fundit dhe do të vazhdojmë ta intensifikojmë këtë përpjekje", deklaroi Galant gjatë një vizite në qytetin verior të Izraelit, Safed.

Moskë - Rusia sot ka shprehur protestë për shkak të hyrjes së një gazetari tjetër italian në rajonin e Kurskut së bashku me forcat ukrainase, transmeton ANSA. Reagimi i Moskës i referohet gazetarit Davide Marja de Luka i cili punon për disa media, duke përfshirë gazetën "Domani".

Minsk - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, deklaroi se Bjellorusia do të përdor armë bërthamore nëse sulmohet nga NATO, njofton agjencia ruse e lajmeve TASS. "Sulmi ndaj Bjellorusisë është hyrje në Luftën e tretë botërore", deklaroi Llukashenko, duke shtuar se kufijtë e shtetit janë linja e kuqe dhe "çdo shkelje do të ketë përgjigje momentale".

Uashington - Gjashtë shtete federale amerikane kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi stuhia tropikale Helena e ka goditur pjesën juglindore të SHBA-së. Gjendja e jahstëzakonshme është shpallur në 61 nga 67 qarqe në Floridë dhe në 159 qarqe në Xhorxhi. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Alabama.

Mançester - Sezoni aktual përfundoi parakohe për mesfushorin spanjoll të Mançester Sitit, Rodri i cili e këputi ligamentin e gjurit të djathtë javën e kaluar në ndeshjen kundër Arsenalit në Premier Ligë. Informatën sot e ka publikuar trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola. "Në mëngjes u operua, për të sezoni përfundoi. Do të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm", deklaroi trajneri spanjoll.

Остани поврзан