• четврток, 19 март 2026
MIA Flesh

12:00/26 shkurt/2026

Shkup - Presidentja i vendit Gordana Siljanovaka-Dakova nesër do të jetë nikoqir i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, njoftuan nga Kabineti i presidentes së Maqedonisë së Veriut. Presidenti i Shqipërisë do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Kabinetin e presidentes, pas së cilës do të zhvillohet një takim tet-a-tet midis presidentëve, dhe më pas një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. 

Shkup - Me ankes të ri të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër që do ta nënshkruajnë Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) dhe kontraktuesi, ndërmarrja kineze "Sinohidro" duhet të mundësohet përfundimi i punëve ndërtimore të autostradës së ndërtim, me ç'rast parashihen plotësisht 186 milionë euro, ndërsa afati i reviduar përfundimtar është 31 maji i vitit 2027, me çka do të sigurohen edhe 151 ditë për marrjen e lejes së nevojshme për autostradën.

Shkup - Prokuroria Publike e Lartë kryen mbikëqyrjen mbi veprimet e ligjshme të prokurorëve, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publik në këtë fazë të procedurës nuk ka kompetencë për të kryer mbikëqyrje, njoftoi Këshilli i Prokurorëve Publik të RMV-së, pas thirrjes publike nga ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme dhe për të shqyrtuar veprimet e prokurorëve në rastin e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

Shkup - Për shkak të vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Shkup sot, nesër dhe pasnesër, do të ketë regjim të veçantë trafiku. "Më 26, 27 dhe 28.02.2026 (e enjte, e premte dhe e shtunë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë z. Bajram Beqaj, presidenti i Republikës së Shqipërisë. Për shkak të kësaj vizite, Njësiti për Siguri në Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit", informojnë nga MPB.

Shkup - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, njoftoi NP "Rrugët e Maqedonisë". Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.

Shkup - Javën e ardhshme fillon rikonstruimi i aeroportit Shën Apostoli Pal në Ohër, i pari që nga ndërtimi i tij, paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Sipas Nikolloskit, janë ndërmarrë aktivitete dhe aeroporti është legalizuar, që, theksoi, ishte proces i vështirë.

Shkup - Temperaturat minimale mëngjesin e sotëm janë ulur deri -4 gradë në Berovë, -3 në Kodrën e Diellit, -2 në Hanet e Mavrovës, Manastir dhe Strumicë, -1 në Shkup-Petrovec, Ohër, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Krushevë, Zero gradë janë matur në Demir Kapi, Pretor, Prilep, Veles dhe Pozharan, ndërsa 2 gradë në Gjurishtë, Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli. Mëngjesi më i ngrohtë me 3 gradë ishte në Kumanovë, Shtip dhe Shkup-Zajçev Rid. 

Bruksel - Një rrjet ndërkombëtar kriminal, i cili ka përfituar nga tregtia e kokainës për grupet kriminale të organizuara italiane, është shkatërruar pas një hetimi të detajuar që ka ndjekur gjurmën e parave nëpër Evropë, njoftoi Europol. Rrjeti, i cili shërbente si mjet për larjen e parave për grupet mafioze italiane Kamora dhe Ndrangeta, operonte përmes kompanive fiktive, faturave të rreme dhe investimeve luksoze, në këtë mënyrë miliona euro nga kokaina janë përvetësuar dhe riinvestuar në ekonominë evropiane.

Kiev - Disa qytete ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev, u goditën nga sulmet ruse gjatë natës, vetëm disa orë para se të fillonin bisedimet e reja SHBA-Ukrainë në Zvicër për t'i dhënë fund luftës, me ç'rast mbi 20 persona u plagosën. Disa shpërthime u dëgjuan në qendër të Kievit gjatë natës. Sipas kreut të administratës ushtarake lokale, Timur Tkaçenko, kryeqyteti u sulmua me dronë dhe raketa balistike. Rreth 20 persona u plagosën në jug dhe lindje të vendit. Ende nuk dihet saktësisht se sa dronë dhe raketa u përdorën.

Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se presidentët e Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, Vladimir Putin, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski, duhet të takohen vetëm për të lidhur marrëveshjet."Ndoshta duhet të biem dakord këtu që tre presidentët duhet të takohen vetëm nëse është e nevojshme të finalizohen marrëveshjet, ose, siç thonë amerikanët, "marrëveshja". Kjo ndoshta është e vërtetë", tha Peskov në një intervistë për televizionin shtetëror rus.

Moskë - Trupat e 1.000 ushtarëve të vdekur ukrainas janë kthyer në Ukrainë, dhe trupat e 35 ushtarëve të vdekur rusë janë kthyer në Rusi, njoftoi sot ndihmësi i presidentit rus Vladimir Medinski. "Trupat e 1,000 ushtarëve të vdekur ukrainas i janë dorëzuar Ukrainës. Trupat e 35 ushtarëve të vdekur rusë i janë dorëzuar Rusisë", shkroi Medinski në kanalin e tij në Telegram.

Varshavë - Mbrojtja e krahut lindor të NATO-s në rast të agresionit potencial rus do të kushtonte së paku 1,2 bilionë euro, deklaroi sot ministri polak i Punëve të Jashtme, Radosllav Sikorski. "Mbrojtja e vendeve nga krahu lindor i NATO-s në rast të një agresioni potencial rus do të kushtonte së paku 1,2 bilionë euro, që është 24 herë më shumë nga buxheti polak për mbrojtje", u tha Sikorski deputetëve gjatë fjalimit në Parlamentin polak.

Hong Kong - Një gjykatë në Hong Kong sot e ka konfirmuar apelin e manjatit të medias prodemokracik të burgosur Xhimi Lai, në një çështje mashtrimi kundër tij. Prokuroria nuk arriti të provojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ish-botuesi dhe një i pandehur tjetër kanë bërë deklarata të rreme, njoftoi Gjykata e Apelit në vendimin e saj. Kjo do të thotë që çështja nuk është dëshmuar.

Paris - Trajneri kryesor i PSZH-së, Luis Enrike e komentoi rezultatin baraz 2:2 me Monakon në revanshin e djeshëm të plejofit në Ligën e kampionëve. "Nuk ishim të befasuar nga cilësia e lojës ë Monakos. Edhe njëherë treguam rezistencë dhe aftësi për t'i tejkaluar telashet. Liga e kampionëve është garë shumë e rëndë dhe e kuptojmë sse duhet të përmirësohemi. Fazat e ardhhsme do të jenë sfiduee, kështu që është me rëndësi të përmirësohemiu çdo herë dhe të vazhdojmë ta bëjmë atë për çka jemi të mirë. Jemi të gatshëm për çdo ekip në të tetën e finales dhe do të vazhdojmë të punojmë për t'u përmirësuar. Mënyra jonë e të menduarit është e thjeshtë: luani për të fituar në çdo ndeshje", deklaroi Enrike në ueb-faqen e UEFA-së.

Uashington - Ish sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Hilari Klinton, pritet të dëshmojë sot para Kongresit të SHBA-së lidhur me skandalin rreth abuzuesit seksual Xhefri Epstin. Fillimisht, Hilari Klinton, 78 vjeçe, pritet të dëshmojë nën betim sot, përpara se bashkëshorti i saj dhe ish presidenti Bill Klinton, 79 vjeç, të merret në pyetje nesër.

Остани поврзан