• четврток, 19 март 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/18 mars/2026

Shkup - Në amfiteatrin e Klinikave Interne u mbajt aktivitet solemn me rastin e pranimit të veprave artistike të dhuruara për Klinikën e gastroenterohepatologjisë, si dhe ndarja e mirënjohjeve për artistët donatorë. Bëhet fjalë për rreth 30 vepra artistike, të dhuruara nga artistë të njohur dhe të rinj, të cilët me humanizmin dhe kreativitetin e tyre kontribuuan në zbukurimin e hapësirës spitalore dhe krijimin e një ambienti më të këndshëm dhe frymëzues për pacientët dhe stafin mjekësor.

Shkup - Në seancën e sotme dëgjimore për rastin "Onkologji", eksperti Milan Risteski dëshmoi përsëri për terapitë dhe protokollet e Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji - Shkup, duke treguar disa devijime në dokumentacionin mjekësor dhe zgjedhjen e terapive. Ai theksoi se 12 pacientëve u është dhënë terapi në kundërshtim me indikacionet dhe pa asnjë përfitim dhe veçanërisht theksoi rastet në të cilat pacientët me kancer në veshka nuk kanë marrë pembrolizumab, megjithëse sipas indikacioneve duhet ta kishin marrë.

Shkup - Deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI sot në Kuvend dorëzuan Rezoluta për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, si një iniciativë që buron drejtpërdrejt nga studentët e drejtësisë, të cilët kanë kërkuar respektimin e një të drejte të garantuar me ligj.

Shkup - Filloi shpërndarja e vauçerëve për blerjen dhe instalimin e klimës inverter për qytetarët që kanë fituar të drejtën sipas Thirrjes Publike për vitin 2025. Nga sot deri më 17 prill 2026, personat që ndodhen në listë do të mund t’i tërheqin vauçerët në qendrat ndërkomunale për punë sociale në komunën ku jetojnë. Vauçeri lejon blerjen dhe instalimin e një kondicioneri inverter me fuqi 3.5 kW dhe të paktën klasën e energjisë A+, dhe mund të përdoret jo më vonë se data 15 tetor 2026. Vlera e vauçerit është deri në 28,000 denarë, pa pagesë shtesë nga përdoruesit.

Shkup - Duke filluar nga sot, në pompat e benzinës të OKTA-s, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil karburantet janë dy denarë më lirë se çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) për derivatet e naftës, informojnë nga OKTA. Ulja e çmimit të karburanteve vjen pasi OKTA u ofroi dy denarë çmime më të ulëta tregtarëve të derivateve të naftës dhe tashmë ka filluar t'i furnizojë ata me karburant me çmime më të ulëta.

Shkup - Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Prej tyre, pesë kanë drejtuar pa patentë shoferi, dy kanë drejtuar automjetin edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalesë aktive dhe një ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. 

 Gjenevë  - Nëpunësit  e OBSH-së po përgatiten për një katastrofë të mundshme bërthamore në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës midis ShBA-së, Izraelit dhe Iranit. Personeli i KB-së po monitoron nga afër pasojat e sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe është gati t'i përgjigjet çdo kërcënimi bërthamor, deklaroi për Politiko Hanan Balki, drejtoreshë rajonale e OBSh-së për Mesdheun Lindor.

 Londër - Njëzet persona janë diagnostikuar me meningjit në Anglinë juglindore. Qeveria bëri të ditur se bëhet fjalë për një epidemi të paparë që tashmë ka marrë dy jetë. "Ajo që na shqetëson në lidhje me epideminë në Kenterberi është shpejtësia dhe shkalla e përhapjes së sëmundjes", deklaroi sot  ministri britanik i Shëndetësisë, Ues Striting për Bi-Bi-Si-në.

Katar  - Sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe sot kanë kapur gjithsej 13 raketa balistike dhe 27 dronë të lansuara nga Irani. Që nga fillimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, mbrojtja ajrore e EBA -së ka neutralizuar gjithsej 327 raketa balistike, 15 raketa kryqëzuese dhe 1.699 dronë. Si rezultat i këtyre sulmeve, dy ushtarë u vranë në krye të detyrës, si dhe gjashtë qytetarë të Pakistanit, Nepalit, Bangladeshit dhe një palestinez.

Teheran  - Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit ka lëshuar një paralajmërim urgjent për evakuimin e qytetarëve nga zonat e objekteve të naftës në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarit, pasi ato janë objektiva legjitime që do të sulmohen në orët në vijim.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp ka kritikuar përsëri refuzimin e aleatëve të SHBA-së për të dërguar forca për ta mbrojtur Ngushticën e Hormuzit e cila është bllokuar nga Irani pas operacionit ushtarak izraelito-amerikan, ndërsa ka kërcënuar se Uashingtoni nuk do të kujdeset për sigurinë e saj.

 

Остани поврзан