MIA Flesh
- Shkup - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 94-të, e filloi debatin për zgjedhjen e Nenad Saveskit si Prokuror i ri publik i shtetit. Propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Saveskit si Prokuror publik i shtetit, deputetëve ua shpjegoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. "Maqedonisë i duhet urgjentisht drejtësia dhe sundimi i ligjit. Ka nevojë për një hapje dhe përpunim të qartë të rasteve që do të thotë përmirësim i imazhit të shtetit dhe sistemit prokurorial dhe gjyqësor", theksoi Nikolloski në seancën parlamentare.
15:00/18 mars/2026
Shkup - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 94-të, e filloi debatin për zgjedhjen e Nenad Saveskit si Prokuror i ri publik i shtetit. Propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Saveskit si Prokuror publik i shtetit, deputetëve ua shpjegoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. "Maqedonisë i duhet urgjentisht drejtësia dhe sundimi i ligjit. Ka nevojë për një hapje dhe përpunim të qartë të rasteve që do të thotë përmirësim i imazhit të shtetit dhe sistemit prokurorial dhe gjyqësor", theksoi Nikolloski në seancën parlamentare.
Shkup - Kuvendi sot, në seancën e 94-të, zgjodhi Nenad Saveskin për prokuror të ri publik të shtetit. Zgjedhjen e Saveskit e mbështetën 66 deputetë, dy votuan "kundër" dhe tetë abstenuan. Propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Saveskit për prokuror publik të shtetit, para deputetëve e elaboroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. "Maqedonia ka nevojë urgjente për drejtësi dhe sundim të ligjit. Ka nevojë për një hapje dhe procedim të qartë të rasteve që do të përmirësojnë imazhin e shtetit dhe sistemin prokurorial-gjyqësor, theksoi zëvendëskryeministri në seancën e Kuvendit.
Shkup - Për Projektligjin për Prokurorinë publike grupet parlamentare kanë paraqitur 27 amendamente, ndërsa do të ketë edhe amendamente komisioni, informoi në konferencën e sotme për shtyp Lupço Prenxhov, deputet i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe "Maqedonisë Tuaj" dhe kryetar i komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve. Gjatë ditës së djeshme, pas përfundimit të debatit publik, kemi paraqitur 13 amendamente nga BDI, 10 amendamente nga LSDM dhe 4 amendamente nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, dhe njëkohësisht kemi një njoftim se do të kemi edhe amendamente komisioni në vetë seancën, tha Prenxhov.
Shkup - Gjykata Supreme e hodhi poshtë kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Vasill Jovanov, i cili vitin e kaluar në kalimin për këmbësor në Shkup shekli Frosina Kulakovën. Me këtë vendim, dënimi me 13 vjet burg mbetet në fuqi, ndërsa personi i dënuar nuk ka më mundësi ligjore për uljen e tij. Në kumtesën e publikuar në faqen e internetit të gjykatës theksohet se vendimi u mor pas një seance të këshillit të mbajtur më 11 mars të këtij viti, duke konfirmuar dënimin me 13 vjet burgim për Jovanovin.
Shkup - Maqedonia ka nevojë urgjente për drejtësi dhe sundim të ligjit. Ka nevojë për një hapje dhe procedim të qartë të rasteve që do të përmirësojnë imazhin e shtetit dhe sistemin prokurorial-gjyqësor, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski duke shpjeguar para deputetëve propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Saveskit si prokuror publik të shtetit. Ai theksoi se Saveski është profesionist dhe i dëshmuar në punën e tij që siç tha, madje "pa asnjë njollë në karrierën e tij profesionale".
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot nënshkroi Memorandumin e bashkëpunimit me Aleancën – Këshillin Kombëtar për Barazi Gjinore, i përfaqësuar nga kryetarja Savka Todorovska, me qëllim përmirësimin e sistemit për mbrojtjen e grave nga dhuna me bazë gjinore. Me memorandumin, siç njoftojnë nga MPB-ja, përcaktohet korniza e veprimit të përbashkët në drejtim të zbatimit të standardeve evropiane, përmes rritjes së ndjeshmërisë dhe kapaciteteve të nëpunësve policorë, përmirësimit të procedurave të veprimit dhe sigurimit të mbrojtjes efikase dhe në kohë për viktimat, me theks të veçantë në parandalimin e riviktimizimit të tyre.
Shkup - Bujqit presin rritje të çmimeve të produkteve bujqësore, duke marrë parasysh se shumica e repromaterialeve furnizohen nga Lindja e Mesme. Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave thonë se po ndjekin situatën dhe do të reagojnë nëse nevojitet. Kryetari i Federatës kombëtare të bujqve, Stevançe Jordanoski, para Asamblesë së sotme vjetore të Federatës, shfaqi shpresë se Ministria përkatëse do të marrë masa me kohë dhe do të aktivizojë të ashtuquajturin fond krize me qëllim zbutjen e pasojave nga kriza.
Shkup - Qarkullimit në industri, apo totali gjatë muajit janar të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rënie tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 13.5%, Produktet kapitale për 9.5%, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.4% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.4%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit janar të vitit 2026, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2025 vërehet rënie prej 13.9%,
Shkup - Nesër në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior dhe verilindor, gjë që do të kontribuojë në ulje shtesë të temperaturave, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në ditët në vijim moti do të mbetet i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë të dobët deri mesat.are nga veriu. Temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të ulen nën zero gradë.
Berlin - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful dhe homologu i tij francez Zhan-Noel Baro vlerësuan në Berlin se është koha që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa të rinj drejt zgjerimit, publikuan mediat gjermane. Baro tha se, në vend që të vrapojë me kokën ulur nëpër rendin e ri botëror, Evropa ka nevojë për më shumë vetëbesim dhe theksoi se sot më shumë vende duan të bashkohen me BE-në se kurrë më parë.
Bruksel – Inflacioni në eurozonë u rrit në shkurt, siç u vlerësua fillimisht, i nxitur nga rritja më e shpejtë e çmimeve në sektorin e shërbimeve dhe një rënie mesatare e shpenzimeve të energjisë, treguan të dhënat përfundimtare të Eurostat të publikuara sot. Indeksi i harmonizuar i çmimeve konsuamtore regjistroi një rritje vjetore prej 1,9 për qind pas një rritjeje prej 1,7 për qind në janar. Shkalla është në përputhje me vlerësimin e publikuar më 3 mars.
Stokholm - Rusia, Kina dhe Irani përbëjnë kërcënimet më të mëdha për Suedinë, tha sot Shërbimi Suedez i Sigurisë (SAPO) në raportin e tij vjetor mbi kërcënimet ndaj vendit. Policia e sigurisë ka paralajmëruar vitet e fundit për rritje të kërcënimeve, para së gjithash nga Rusia, e cila po kryen gjithnjë e më shumë sulme hibride në të gjithë Evropën, krahas luftës në Ukrainë. Irani, gjithashtu, një kohë të gjatë është identifikuar si një kërcënim serioz dhe autoritetet kanë vënë re se rrjetet kriminale në Suedi, e cila ka luftuar një valë krimesh të lidhura me bandat gjatë 10 viteve të fundit, janë përdorur nga aktorët shtetërorë për akte të caktuara të dhunshme.
Moskë - Kremlini sot e dënoi "vrasjen dhe eliminimin" e liderëve iranianë në sulmet ajrore të ShBA-së dhe Izraelit, një ditë pasi agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars konfirmoi se Ali Larixhani, këshilltar i liderit të ndjerë suprem iranian, Ajatollah Ali Hamnei, është vrarë në Teheran. "Pa mëdyshje i dënojmë të gjitha veprimet që synojnë dëmtimin e shëndetit ose madje vrasjen ose eliminimin e anëtarëve të udhëheqjes së Iranit sovran dhe të pavarur, si dhe udhëheqjes së vendeve të tjera. I dënojmë veprime të tilla", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve kur u pyet për vdekjen e Larixhanit.
Tel Aviv – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac deklaroi se ministri iranian i inteligjencës, Esmail Hatib, është vrarë në një sulm ajror izraelit në Teheran gjatë natës, duke shtuar se sot priten “befasi të rëndësishme”. “Në këtë dit priten befasi të rëndësishme në të gjitha fushat që do ta përshkallëzojnë luftën të cilën e zhvillojmë kundër Iranit dhe Hezbollahut në Liban”, deklaroi ai gjatë vlerësimit të sigurisë, sipas kabinetit të tij. “Intensiteti i sulmeve në Iran po rritet. Ministri iranian i inteligjencës Hatib gjithashtu ishte eliminuar gjatë natës”, ka thënë ai.
Teheran - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Said Hatibzade, e ka paralajmëruar SHBA-në se do të përballen me një "Vietnam të ri" nëse dërgojnë forca tokësore në Iran. Në një deklatatë për "Skaj njuz", Hatibzadeh tha se Irani është gati të luftojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe se aktualisht nuk është i përqendruar në një zgjidhje diplomatike. Edhe pse nuk e përjashtoi mundësinë e negociatave, Hatibzadeh tha se mesazhi për presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, është i qartë.
Tel Aviv/Teheran - Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën iraniane të gazit në jug të vendit, konfirmoi një zyrtar izraelit. Sipas tij, qëllimi i sulmit ka qenë objekti më i madh i përpunimit të gazit në provincën Bushehr të Iranit, bën të ditur "Tajms of Izrael". Televizioni shtetëror iranian gjithashtu ka informuar për sulmin. "Pak kohë më parë, pjesë të objekteve të gazit në Zonën speciale ekonomike të energjisë në Parsin jugor në Asaluje u goditën nga raketa të lëshuara nga armiku amerikano-sionist", thuhet në komunikatë.