• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

09:00 / 12 nëntor / 2025

Shkup - Në nder të Ditës së çlirimit të qytetit, Lidhja e sporteve të Shkupit do t'i ndajë çmimet "13 Nëntori". Solemniteti do të mbahet sot me fillim në ora 12 në sallën e konferencave në Qendrën sportive "Jane Sandanski". Çmimi "13 Nëntori" ndahet nga viti 1970 dhe paraqet mirënjohje për individë, klube të sportit, trajnerë dhe organizata, të cilat me arritjet dhe përkushtimin e tyre kanë lënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e sportit në Shkup.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të realizojë takim me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Robert De Grot. Takimi do të realizohet në Qeveri. Pas takimit, siç njofton pres shërbimi qeveritar, vijon nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim, pas çka ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve, De Grot.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, prej sot deri më 15 nëntor do të marrë pjesë në "Kongresin global për popullsi, shëndet dhe zhvillim njerëzor", , i cili mbahet për herë të tretë në Kajro nën patronazhin e presidentit të Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi. Janevska, siç kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të jetë pjesë e disa panel diskutimeve kushtuar temave për zhvillimin njerëzor, zhvillimin dhe zbazimin e inovacioneve me theks në intelegjencës artificiale. Ajo do të ketë edhe fjalim hyrës në sesion kushtuar arsimit joformal si koncept i të mësuarit gjatë gjithë jetës. 

Shkup - Konferenca e tretë e MARES, kushtuar temës "Strukturimi i së ardhmes së energjisë së rinovueshme", do të mbahet sot në orën 08:30 në hotelin "Limak" në Shkup. MARES 2025 është ngjarje kushtuar çështjeve aktuale dhe drejtimeve të ardhshme në energjetikë. Do të flitet për gjendjen e tregtisë, politikave të reja, investimeve, burimeve të rinovueshme dhe hapave konkret për një sistem energjetik më efikas dhe më të qëndrueshëm në vend dhe rajon. 

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot do të drejtohen në panelin e parë të konferencës "E-75 - Bazë për zhvillimin e turizmit krijues dhe qëndrueshmërisë së tij" i cili do të mbahet në Qendrën për disejn dhe inovacione - Dhoma publike. Konferenca është pjesë e Festivalit për zhvillimin e ekonomive kreative "Java e disejnit - Shkup 2025", e cila synon të inkurajojë ide të reja dhe zgjidhje të qëndrueshme në fushën e turizmit dhe industrive krijuese. 

Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare, ndërsa pasdite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri në 19 gradë Celsius. Në Shkup, gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të lehtë veriore, ndërsa paradite në disa pjesë të luginës me kushte për paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet deri në 2, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë Celsius. 

Bruksel - Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska sot do të qëndrojë në kryeqytetin finlandez Helsinki, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të organizatës për Bashkëpunim Nordik në Mbrojtje (NORDEFKO), si dhe në Forumin Hapësinor Arktik të Aleancës. NORDEFKO është organizatë rajonale për bashkëpunim ndërmjet vendeve nordike në sferën e mbrojtjes, anëtare e të cilës janë Danimarka, Islanda, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia. Siç bëri të ditur NATO, përveç pjesëmarrjes në dy forume, Shekerinska do të takohet edhe me ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Finlandës, Elina Valtonen dhe Anti Hakanen, si dhe me funksionarë të tjerë të lartë. 

Beograd – Në Beograd sot do të mbahet konferenca Western Balkans 2030, e organizuar nga revista "The Region", publikim afarist rajonal udhëheqës, me mbështetje të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS). Programi i këtij viti do të përfshijë panele kushtuar integrimit rajonal dhe anëtarësimit drejt BE-së, tranzicionit të gjelbër dhe digjitalizimit. Pjesëmarrësit në konferencë do të jenë përfaqësues të institucioneve evropiane, organizata ndërkombëtare dhe rajonale, bashkësi diplomatike dhe të ekspertëve, si dhe kompani udhëheqëse. 

Bejrut - Lideri i lëvizjes proiraniane libaneze Hezbollah, Naim Kasem, sot dënoi presionin që e ushtron SHBA-ja, të cilin, sipas tij, po përpiqen ta detyrojnë Libanin të bëjë lëshime ndaj Izraelit pa asnjë detyrim reciprok, duke shtuar se organizata e tij "nuk do t'i dorëzojë armët". Uashingtoni i kërkoi Qeverisë libaneze ta çarmatorë Hezbollahun, i cili doli i dobësuar në fund të nëntorit të vitit 2024 nga konflikti njëveçarë me Izraelin, ndërsa njëkohësisht dëshiron t'i ndërpresë burimet e financimit të këtij grupi islamit. "Amerika ushtron presion ndaj qeverisë që të bëjë lëshime pa asnjë detyrim apo garanci reciproke dhe dëshiron t'i japë Izraelit duar të lira", tha Kasem në një fjalim të transmetuar nga kanali Al-Manar. 

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp dy ditë më parë deklaroi se ka detyrim të padisë Bi-Bi-Si-në britanike për keqinterpretimin e komenteve të tij para sulmit ndaj Kapitolit amerikan më 6 janar 2021, në dokumentarin “Panorama”. "Epo, mendoj se kam një detyrim ta bëj këtë. Ata mashtruan publikun dhe e pranuan këtë. Erdhi nga një vend që është aleati ynë", tha Tramp në një intervistë me prezantuesen e "Foks Njuz", Lori Ingram. Trampi tha se redaktimi i programit "Panorama" të Bi-Bi-Si e bëri që "fjalimi i tij i mrekullueshëm dhe shumë qetësues të tingëllonte radikal", duke theksuar se kjo është "e pabesueshme dhe shumë e pandershme. 

Остани поврзан