• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

12:00 / 11 nëntor / 2025 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se Qeveria do të emërojë të besueshëm në komuna, ku do të përsëritet cikli zgjedhor për zgjedhjet lokale, pasi të marrë njoftim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. "Absolutisht se do ta bëjmë këtë në përputhje me ligjin, e për ta bërë këtë, së pari duhet të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) se zgjedhjet kanë mbaruar dhe se në ato katër komuna zgjedhjet ishin të pasuksesshme dhe pastaj Qeveria do të emërojë", tha kryeministri Micksoki në përgjigje të pyetjes së gazetarit nëse Qeveria do të emërojë të besueshëm në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, ku nuk u arrit censusi i kërkuar për dalje në zgjedhjet lokale.

Shkup - Ekzistojnë mundësi të qarta për thellimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve, në prodhim, inovacion, shërbime dhe teknologji, theksoi sot Kristof Zomer, ambasador i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, në deklaratë për media, para fillimit të forumit afarist me temën "Lidhja e Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila po mbahet në Odën Ekonomike. Ambasadori tha se Zvicra dhe Maqdonia e Veriut kanë marrdhënie të shkëlqyera të ndërtuara me besim, partneritet dhe vlera të përbashkëta. "Bashkëpunimi ynë shtrihet në shumë fusha - nga qeverisja e mirë, zhvillimi, deri te arsimi, inovacioni dhe lidhjet e forta midis njerëzve. Këto themele të forta prezantojnë një bazë të shkëlqyer për përforcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit tonë. Në këtë frymë, marrëdhënia e Zvicrës me Maqedoninë e Veriut është diçka që ne e vlerësojmë shumë - dhe diçka që mbart një potencial edhe më të madh. Tregtia dhe investimet tona dypalëshe janë vazhdimisht në rritje, por janë ende nën nivelin që të dyja palët mund të arrijnë", theksoi Zomer. 

Shkup – Në organizim të Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR) me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë (MAEÇI) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në Shkup u hap solemnisht Konferenca e 10-të jubilare për koordinimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor me moton “Ballkani Perëndimor – BE: Siguri e përbashkët, e ardhme e përbashkët“. Maqedonia e Veriut, si vend pritës e konfirmon rolin udhëheqës në iniciativat rajonale të sigurisë. Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë,  Arben Fetai, iu drejtua audiencës në sesionin hapës bashkë me Sekretarin e përgjithshëm të KBR-së, Amer Kapetanoviç, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për siguri publike të Italisë, Stefano Gambacurta dhe ambasadorin e Italisë, Paolo Palminteri.

Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski sot mohoi se mjetet nga IPARD janë bllokuar pas arrestimeve për korrupsion në Agjencinë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural se hetimi po thellohet sepse ka informacione edhe për keqpërdorime të mëparshme të mjeteve. “Jo. Përkundrazi. Është përshëndetur aksioni pozitiv nga ana e njerëzve nga Komisioni Evropian”, deklaroi kryeministri Mickoski, i cili sot në mëngjes ishte për vizitë në fabrikën Kostal në Ohër. Kryeministri Mickoski tha se ka kërkuar që të bllokohet pagesa e parave nga IPARD, që të shihet deri ku kanë shkuar keqpërdorimet. 

Shkup - Për shkak të lidhjes së ujësjellësit nga F100mm, pa ujë nga ora 08:35 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rr. "Cvetan Dimov" në Çair, njoftoi NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup. Ujë nga ora 09:15 nuk do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve "Ivan Manolev" dhe "Alpina", si dhe rr.2/bb në Studeniçan.

Bruksel - Komisioni Evropian ka filluar krijimin e një organi të ri të inteligjencës nën udhëheqjen e kryetares Ursula fon der Lajen, në përpjekje për të përdorur më me sukses informacionet e mbledhura nga agjencitë kombëtare të inteligjencës, njoftoi sot "Fajnenshëll tajms". Njësia që do të krijohet në kuadër të Sekretariatit të Përgjithshëm të Komisionit planifikon të punësojë zyrtarë nga i gjithë komuniteti i inteligjencës së BE-së dhe të mbledhë informacione inteligjence për qëllime të përbashkëta, njoftoi gazeta, duke iu referuar katër personave të njohur me planet.

 Bruksel - Komiteti për mjedis jetësor, klimë dhe siguri të ushqimit në Parlamentin Evropian mbrëmë me 55 vota "për", 32 "kundër" dhe asnjë të "përmbajtur" miratoi Propozim-tekstin për qëndrimin e PE-së në bisedimet ndërinstitucionale për ndryshimet e Ligjit për klimën, që i propozoi Komisioni Evropian. Në dokumentin e miratuar Komiteti e mbështet qëllimin e propozuar nga ana e Komisionit Evropian për uljen e emetimeve të gazrave serrë deri në vitin 2040 për 90 për qind në krahasim me nivelin e vitit 1990, si pjesë e përpjekjeve për arritjen e neutralitetit klimatik të BE-së deri në vitin 2025. 

Manilla - Të paktën 18 persona humbën jetën në tajfunin Fung-vong i cili goditi një pjesë të Filipines veriperëndimore, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike, kumtuan autoritetet lokale. Pasi u dobësua në një stuhi tropikale mbi Detin e Kinës Jugore, Fung-vong aktualisht po lëvizë drejt Tajvanit, pas çka mund të arrijë të enjten. Stuhia goditi Filipinet veriore vetëm një javë pas tajfunit Kalmaegi, i cili goditi provincat qendrore, duke marrë jetën e të paktën 232 personave, ndërsa më vonë dhe në Vietnam, ku humbën jetën të paktën pesë persona. 

Uashington - Një automjet special i cili transportonte udhëtarë ndërmjet terminalit dhe aeroplanit u përplas në platformën e aeroportit ndërkombëtarë në Uashington, Dalles në shtetin Virxhinia, pas çka 18 persona u hospitalizuan. Incidenti ka ndodh rreth orës 16:30 sipas kohës lokale, kur automjeti u afrua deri te platforma, vendi ku hypin udhëtarët. Të lënduarit nuk kanë plagë të rrezikshme për jetën. 

Napoli - Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis u është përgjigjur zërave për dorëheqjen e mundshme të trajnerit, Antonio Konte. Dje, gazetari Mateo Moreto, informoi për një takim midis italianit 56-vjeçar dhe drejtuesve të klubit për të diskutuar largimin e tij të mundshëm. "Lexoj histori në internet për dorëheqjen e Kontes. I dua mediat sociale, sepse janë një mënyrë moderne dhe e shpejtë për të ndarë mendime. Por, siç e dimë, mendimet jo gjithmonë janë të sakta dhe të përshtatshme. Tifozëve që kanë lexuar të gjitha këto çmenduri, ju them: Jam krenar që kam pranë një njeri kaq të sinqertë si Antonio Konte si dhe Napolit dhe lojtarëve të tij i cili është i aftë të sakrifikojë çdo sekondë të jetës së tij për profesionin e tij me bujari dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Kjo është garancia më e rëndësishme që mund t'i jepet sot klubit, lojtarëve dhe tifozëve me kërkesa të larta si Napoli", shkroi De Laurentis në profilin e tij në rrjetin social "X".

Liverpull - Mbrojtësi i Liverpullit, Virxhil van Dajk konsideron se në këtë moment nuk ka kuptim të shihet tabela e Premier Ligës. "Nuk ka kuptim të shihet tabela, kjo është e tëra. Mendoj se thjeshtë është e pakuptimtë për ne. Nëse humbni aq shumë ndeshje sa kemi humbur ne, nuk mendoj se duhet shikuar tabela në këtë moment. Por, mjaftë gjatë jam në futboll për ta ditur se sezoni nuk zgjidhet në nëntor ose dhjetor. Punët me të vërtetë bëhen interesant në mars ose prill, kur fillon të paraqitet fotografia e madhe. Dëshirojmë të jemi në krye, por ende ka rrugë të gjatë dhe punë të mundimshme. Për këtë shkak duhet të mbetemi modest dhe të vazhdojmë të punojmë - ky është qëllimi i ynë kryesor dhe e vetmja gjë në të cilën duhet të përqëndrohemi", e citon ESPN-ja holandezin 34-vjeçar.

Остани поврзан