12:00/18 dhjetor/2025
Shkup - "Linjat e Gjelbra" mundësojnë rrjedhën e qetë të mallrave dhe janë çelësi për forcimin e konkurrueshmërisë së kompanive dhe ndërtimin e besimit midis fqinjëve. Përgjegjësia jonë e përbashkët është që konceptet e mira t'i shndërrojmë në sisteme plotësisht funksionale në praktikë, theksoi drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski në fjalimin e tij zyrtarë në mbledhjen joformale të drejtorëve të drejtorive të doganave, e organizuar nga Sekretariati i CEFTA-s në Bruksel.
Shkup - Mbrëmë në aksion të Byrosë për siguri publike janë arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për udhëheqje të librave amë, kuadër i BDI-së. Informatën në deklaratë për mediumet e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili mori pjesë në promovimin e centralit fotovoltaik të vendosur në Qendrën për trajnim të MPB-së - donacion i OKTA-s.
Shkup - Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup e përfundoi procedurën për mbledhjen e dëshmive dhe në Gjykatën Themelore Penale në Shkup dorëzoi aktakuzë kundër një personi për vepër penale - Dhunë nga neni 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1, si dhe - Parandalim të personit zyrtar në kryerjen e veprimtarisë zyrtare nga neni 382 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Shkup - Këshilli i prokurorëve publik sot në seancë duhet të caktojë ushtrues detyre të prokurorit publik pasi prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski të martën dha dorëheqje të parevokueshme, pas së cilës Kuvendi ditën e njejtë konstatoi ndërprerjen e detyrës së tij. Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik është caktuar në orën 11.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, zhvilloi një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Evis Sala, ku u rikonfirmua bashkëpunimi i suksesshëm dypalësh mes dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tij në fushën e shëndetësisë.
Shkup - Qendra për trajnim e MPB-së në Idrizovë u bë me central fotovoltaik, donacion i OKTA-s në vlerë prej një milion euro dhe kapacitet për prodhim të 55 megavatë orë energji elektrike në vit. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se sipas përllogaritjeve me këtë central fotovoltaik në vit do të bëhet kursim prej rreth pesë mijë eurove.
Bruksel - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas sot deklaroi se është e bindur se liderët e Bashkimit Evropian do të arrijnë marrëveshje për shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse për financim të mbrojtjes dhe ripërtëritjes së Ukrainës para samitit të sotëm të BE-së. Në bisedë për radio kanalin gjerman Dojçlandfunk, tha se kjo nuk do të jetë hera e parë të gjendet zgjidhje në një situatë aq të ndërlikuar.
Bruksel - Mendoj se çështja e huasë për reparacione është e mbyllur, pasi nuk ka mbështetje të mjaftueshme mes vendeve anëtare të Unionit për një propozim të tillë, deklaroi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel. "E gjithë ideja është budallallëk. Ekzistojnë dy vende të cilat janë në luftë. Këto nuk janë Bashkimi Evropian, por Rusia dhe Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të donte t’i merrte paratë njërës nga palët ndërluftuese, ndërsa më pas t'ia jepë tjetrës", tha Orban.
Paris - Brizhit Makron po përballet me padi nga disa organizata, duke përfshirë edhe grupe për të drejtat e grave, pasi u xhirua disa herë se si fyen ndaj feministeve që protestuan në një shfaqje teatrale në Paris. Më shumë se 300 gra, më saktë 343 - që është numër historikisht simbolik në feminizmin francez, këtë javë ngritën padi kundër zonjës së parë të Francës për fyrje publike.
Tel Aviv - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur sot se kohët e fundit kishin kryer sulme ajrore ndaj caqeve të Hezbollahut në të gjithë Libanin, duke përfshirë një kamp stërvitjeje për anëtarët e grupit militant dhe infrastrukturë shtesë ushtarake. Deklarata e IDF-së akuzoi Hezbollahun për përdorimin e kampit për të trajnuar operativë për të qëlluar me municion të vërtetë, për të përdorur armë artilerie dhe për të ruajtur armë, raportoi Tajms of Izrael.
Uashongton - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se bllokada e të gjithë tankerëve të sanksionuar të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela do të thotë se "askush që nuk duhet të kalojë, nuk do të lejohet të kalojë". "Ju kujtohet, ata i morën të gjitha të drejtat tona energjetike, e morën naftën tonë jo aq shumë kohë më parë dhe ne e duam atë mbrapsht, por ata e morën. E morën në mënyrë iëegale", u tha Tramp gazetarëve, transmetoi En-Bi-Si Njus.
Rio de Zhanejr - Skuadra Botafogo në ueb faqen e saj zyrtare publikoi se Davide Ançeloti largohet nga pozicioni i tij si trajner kryesor i ekipit. Italiani 36-vjeçar, i cili është djali i Karlo Ançelotit, ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re. "Ançelotti nuk është më trajner i Botafogos. Ndihmësit e tij gjithashtu po largohen nga ekipi. Klubi falënderon Ançelotin për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij si pjesë e familjes Botafogo. Stafi i ri i trajnerëve do të shpallet së shpejti", thuhet në kumtesën e klubit brazilian.