12:00/15 dhjetor/2025
Shkup - Nëse Evropa nuk heqë dorë nga plani për vendosje të taksës së karbonit tek vendet anëtare të Asociacionit energjetik (AE), në vend të integrimit me vendet anëtare të BE-së dhe formimit të një tregu të përbashkët evropian do të na ndodhë tregtimi me energji elektrike vetëm mes vendeve të cilat nuk janë anëtare të BE-së, theksoi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) në tribunën kushtuar sfidave në sektorin energjetik, të quajtur "Qendra për politikë energjetike të Ballkanit Perëndimor" që u mbajt në Prishtinë.
Shkup - Tërmet me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike, është ndjerë në Shkup dhe rrethinë këtë mëngjes në ora 07 e 20 minuta, njoftoi Observatoriumi Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Nytaror në Shkup. Epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin epiqendror kufitar Ferizaj, 42 kilometra në veri të Shkupit, sipas magnitudës lokale të Rihterit, ML3.3.
Shkup - Gjatë javës së kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup mblodhi dhe transportoi mbeturina komunale nga 5,000 kontejnerë mbitokësorë, nëntokësorë dhe gjysmënëntokësorë të vendosur në të gjitha komunat e Shkupit shtatë herë në javë, në tre ndërrime, ndërsa afërsisht 90,000 kontejnerë të destinuar për asgjësimin e mbeturinat komunale nga familjet individuale zbrazeshin dy herë në javë, sipas një orari të paracaktuar për bllok.
Kumanovë- Nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë DÇKM, dje në autostradën Tabanoc–Kumanovë, në dy ngjarje të ndara i privuan nga liria B.I. (38) nga Kumanova dhe B.S. (41) nga Shkupi. Nëpunësit policorë së pari ndaluan një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga B.I., ndërsa gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 272 copë mallra të ndryshme të brenduara, pa dokumentacion. Mallrat janë sekuestruar, ndërsa personi është privuar nga liria.
Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat e analizave të bëra në 150 mostra nga 42 vende matëse."Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 8 deri më 12 dhjetor merr 150 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 150 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të fituara nga hulumtimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije", njoftuan nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" Shkup.
Ohër - Ish lojtari i kombëtares maqedonase dhe anëtar i Eurofarm Pelister, Dejan Manaskov, mbrëmë u arrestua në stacionin policor pas ndeshjes në transfertë kundër Ohrit. "Më 14.12.2025 në orën 20:20, në SPB Ohër u arrestua D.M.(33) lojtar hendbolli nga Shkupi, anëtar i klubit të hendbollit nga Manastiri. Ai, pas përfundimit të ndeshjes së hendbollit që u zhvillua në sallën sportive "Biljanini Izvori" në Ohër, gjatë përshëndetjes së ndërsjellë të lojtarëve, fizikisht e ka sulmuar K.A. ndihmës trajner i klubit të hendbollit të Ohrit. Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, kundër sulmuesit do të ngritet padi adekuate", konfirmoi për MIA-n, Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.
Shkup - Rritje e niveleve të lumenjve krahasuar me mesataren për dhjetorin janë regjistruar sot në Pçinjë të Banjës së Katllanovës, në Vardar në Jegunovc, në Shkup, në Veles dhe në Demir Kapi, në Treskë në Makedonski Brod, në Drinin e Zi në Lozhan, si dhe në Sateska në Botun, njoftoi DPHM-ja.
Shkup - Temperatura më e ulët prej -6 gradëve është matur në Shkup-Petrovec dhe Berovë, -5 në Manastir dhe Demir Kapi, -4 në Tetovë dhe Strumicë, -3 në Prilep, Shtip dhe kavadar, -2 në Kriva Pallankë, Ohër, Kumanovë, Veles dhe Hanet e Mavrovës, ndërsa mbi zero është vetëm në Gjevgjeli, Krushevë dhe Kodër të Diellit me 1 gradë, kumtoi DPHM.
Athinë - Nga ora 12 deri në orën 16 sipas kohës lokale, si dhe pasdite nga ora 18 vendkalimi kufitar Evzoni drejtë vendit tonë përsëri do të bllokohet nga bujqit grekë në kuadër të aktiviteteve të tyre, ndërsa bllokadë do të ketë edhe në vendkalimin kufitar Niki në periudhën prej orës 19 deri në orën 23, por vetëm për automjete mallrash, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Berlin - Kancelari gjerman Fridrih Merc të shtunën në mbrëmje bëri një paralele të ashpër mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Adolf Hitler, duke i paralajmëruar se ambiciet e Kremlinit nuk do të ndalen në Ukrainë, shkruan Politiko. Duke folur në konferencën e partisë së Unionit Kristian-Social në Bavari, e cila është ngushtë e lidhur me Unionin Kristian-Demokratik të tij, Merc përkujtoi në marrëveshjen historike me të cilën aleatët ia dorëzuan rajonin Sudet udhëheqësit nazist.
Bruksel - Është mirë që tempoja e negociatave paqësore për Ukrainën u përshpejtua dhe jam shumë e lumtur që në to rol kyç luan procesi inkuadrues, sepse çdoherë kur bëhet fjalë për ngjarje të rëndësishme në histori përmes inkuadrimit drejt Unionit mund të merrnim përgjigje të mirë dhe jam e sigurt se kjo do të ndodhë edhe kësaj radhe, deklaroi eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të jashtme të BE-së në Bruksel.
Kiev - Ukraina është e gatshme të heq dorë nga këmbëngulja e anëtarësimit në NATO nëse SHBA-ja dhe partnerët evropianë ofrojnë kufij të mjaftueshëm të sigurisë si pjesë e negociatave për marrëveshjen paqësore, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cituar nga Fajnenshël Tajms.
Kiev/Moskë - Autoritetet ukrainase dhe ruse këtë mëngjes njoftuan se kanë rrëzuar nga 130 dronë mbi territoret e tyre gjatë natës së kaluar, njofton gazeta e Parisit "Le Mind" në ueb-faqen e tij. Forcat ruse e sulmuan Ukrainën natën e kaluar me 153 dronë sulmues të tipit "Shahed" dhe "Gerbera", të lëshuara nga rajonet Kursk, Orjol, Primorsk-Ahtar, Milerovsk, Shatalovsk, Shudina dhe Guardia, njoftuan mëngjesin e sotëm forcat ajrore ukrainase , duke specifikuar se kanë rrëzuar 133 drone.
Rabat - Të paktën 21 persona i ksanë humbur jetët, ndërsa 32 janë lënduar në vërshimet e mëdha që dje e kanë përfshirë krahinën bregdetare Safi në Marok, 330 kilometra në jug të Rabvatit, publikuan autoriutetet marokene, transmetuan mediat franceze. Mediat britanike transmetuan se në afat prej vetëm një ore ka rënë aq shumë shu që të shkatkojë përmbytje të papritura.
Sidnei - Mediat lokale i publikuan emrat e dy sulmuesve ndaj komunitetit hebre në plazhin Bondi në Sidnei, Australi, duke thënë se sulmin e kanë kryer Saxhid dhe Navid Akram, babë e bir, publikoi Bi-Bi-Si. Babai (50) është vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa djali (24) është në spital, në gjendje kritike, pasi dje pasdite sipas kohës lokale kanë kryer një sulm të armatosur në plazhin Bondi duke vrarë 16 persona të cilët festonin festën hebraike Hanuka, duke përfshirë edhe një vajzë 10-të vjeçare, ndërsa më shumë se 40 persona u dërguan në spital.
Los Angjelos - Policia në Los Angjelos kumtoi se po e heton atë që e përhskruajti si "vrasje të sigurt", pasi që dy trupa u gjetën në shtëpinëe regjisorit dhe aktorit Rob Rajner.Zëdhënësi i Shërbimit zjarrfikës jnë los Angjelos deklaroi se janë thirrur në shtëpinë në lagjen Brentvud, në të cilën jetojnë shumë persona të njohur, dje pasdite asipas kohës lokale. Në vendin e vrasjes së dyfishtë janë gjetir Robert - Rob Rajner (78) dhe gruaja e tij 68-vjeçare Mishel Rajner (mëparë Singer). Që të dy janë konstatuar të vdekur në vendin e ngjarjes. Një burim i afërt me regjisorin amerikan deklaroi për Bi-Bi-Si se çifti kanë pasur disa plagë me thikë.