MIA Flesh
- Shkup - Ministria e Financave sot organizon ngjarje "Përforcim i kapaciteteve institucionale: Shënim i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut", në të cilën do të prezantohen bashkëpunmi i deritanishëm dhe i ardhshëm mes Ministrisë së Financave dhe Thesarit të SHBA-së. Ngjarjen do ta hapin zëvendëskryeministri për Sistem Politik, Lupço Dimovski, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler.
09:00/ 15 dhjetor/ 2025
Shkup - Ministria e Financave sot organizon ngjarje "Përforcim i kapaciteteve institucionale: Shënim i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut", në të cilën do të prezantohen bashkëpunmi i deritanishëm dhe i ardhshëm mes Ministrisë së Financave dhe Thesarit të SHBA-së. Ngjarjen do ta hapin zëvendëskryeministri për Sistem Politik, Lupço Dimovski, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbajë mbledhje Komisioni për Çështje Evropiane, në rend dite të së cilës është Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për rrugët publike në lexim të parë me flamur evropian. Propozues i autorizuar është zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Shkup - Atmosferë e posaçme, program i pasur me argëtim, muzikë, shumë dhurata dhe befasi për të gjitha gjeneretat, paralajmëron kryetari Orce Gjorgjievski, i cili i fton shkupjanët, pasdite në ora 18, në sheshin "Maqedonia" së bashku të marrin pjesë në ndriçimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit. Siç thekson Gjorgjievski, këtë vit kthehet sërish shpirti festiv në sheshin "Maqedonia".
Shkup - Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot zyrtarisht do të promovohet fluturimi i parë nga Shkupi deri në Pragë i linjës ajrore "Uizer", me çka kjo kompani në listën e fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit e shton edhe një destinacion. Linjën e re ajrore që në korrik e paralajmëroi edhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke publikuar se është nënshkruar marrëveshje për destinacione të reja nga Aeroporti i Shkupit - Stokholm - Shkup dhe Madrid - Shkup nga nëntori edhe Bari - Shkup, Këln - Shkup dhe Pragë - Shkup nga dhjetori.
Shkup - Për shkak të mjegullës në mëngjes dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi. Në rrugët tjera shtetërore, komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa në disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve janë të mundshme rrëshqitje të vogla të dheut.
Bruksel - Zhvillimi më i ri i ngjarjeve të lidhura me agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, marrëdhënies mes BE-së dhe Kinës dhe situata në Lindjen e Mesme, do të jenë tema kryesore në mbledhjen e Këshillit për punë të jashtme të BE-së, me të cilën do të kryesojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kalas. Mbledhja e shefave të diplomacive nga vendet anëtare të BE-së do të fillojë me shkëmbimin e mendimeve me homologun e tij ukrainas Andrij Sibiha përmes lidhjes së videokonferencës, me ç'rast ai do të informojë për situatën më të re në terren, për përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes dhe për prioritetet më emergjente të Ukrainës.
Strasburg - Samiti i dhjetorit i BE-së i paraparë për më 18 dhe 19 dhjetor, heqja graduale e importittë gazit natyror rus dhe planet për përforcim të mbrojtjes evropiane do të jenë tema kryesore të mbledhjes së kësaj jave të Parlamentit evropian në Strasburg. Në kuadër të këtij sesioni të fundit të PE-së këtë vit do të ndahet edhe çmimi për liri të mendimit "Saharov" për vitin 2025.
Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e dënoi sulmin e djeshëm të armatosur gjatë festimit të festës hebraike Hanuka në Sidnei, duke thënë se e ka paralajmëruar homologun e tij australian se mbështetja e vendit për shtetësinë palestineze do të nxisë antisemitizëm. Dy persona të armatosur hapën zjarr gjatë festimit të natës së parë të Hanukës në plazhin Bondi në Sidnei, duke vrarë të paktën 16 persona, theksuan autoritetet australiane, në sulmin e qëllimshëm antisemit.
Medelin - Një autobus që transportonte nxënës gjatë një ekskursioni të maturës u rrëzua në një humnerë të thellë 80 metra në Kolumbi. "Mbi 12 persona" i humbën jetët, theksoi guvernatori i rajonit Antiokia në veriperëndim të vendit. Rreth 20 persona të tjerë janë lënduar.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit vende-vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimit veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 13 gradë. Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri -5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 9 gradë.