09:00/4 nëntor/2025
Bruksel - Kryeministri Hristijan Mickoski pasdite në Bruksel do të marrë pjesë në Samit për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, të organizuar nga televizioni Euronjuz, i cili është menduar si një takim ku përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve kandidate do të diskutojnë për të ardhmen e integrimit evropian. Bëhet fjalë për ngjarje të parë të këtij lloji në të cilën krijuesit e politiukave, ekspertët dhe liderët në transmetimin televiziv drejtpërdrejtë do të debatojnë për zgjedhjen kyçe të Evrpës: Nëse Unioni do të zgjerohet dhe do të zhvillohet ose do të rrezikojë sagnim?
Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet aktivitet edukativ "Kam qëndrim!" për nxënës të shkollave të mesme. Në ngjarje, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, pjesëmarrës do të jenë nga SHM "Gjorgji Dimitrov" - Shkup. Aktiviteti edukativ "Kam qëndrim!" paraqet simulim të procesit të shqyrtimit të propozim-ligjeve në suaza të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Në Operën dhe baletin nacionalë në Shkup sot do të mbahet konferenca e 8-të rajonale për e-tregti, në organizim të Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë. Siç informojnë nga Asociacioni për e-tregti, këtë vit konferenca vjen me koncept të freskët - dy skena paralele, në të cilat do të mbahen fjalime kryesore inspiruese dje punëtori praktike bashkëvepruese.
Shkup - Ministri i Shëlndetësisë, Azir Aliu do ta vizitojë Klinikën universitare për Kardiologji. Siç informojnë nga Kabineti i tij, vizita është me rastin e vendosjes së procedurës së re në Klinikë. Është parashikuar që ministri Aliu të japë deklaratë për mediat në amfiteatrin e Klinikës.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet Prezantimi i Raportit të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Komisioni Evropian. Raporti do të prezantohet nga ana e ambasadorit të Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas. Maqedonia e Veriut ka arritur progres të reëndësishëm në krahasim me reformat të parapara me Agjendën reformuese, pasi dëshmi është edhe pagesa e dy transheve të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, thuhet në Raportin e progresit të vendit në rrugën evropiane, që Komisioni Evropian zyrtarisht do ta publikoj sot.
Shkup - Pa energji elektrike sot nga ora 08:00 deri në ora 14 do të jenë shfrytëzuesit e një pjesë të fshatit Sonje e Poshtme në Komunën Sopshtë dhe nga ora 08:30 deri në 11:30, shfrytëzuesit e fshatrave Konjare e Epërme, e Mesme dhe e Poshtme në Komunën e Petrovecit, njofton EVN - Shkup.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale, veçanërisht në mëngjes. Do të fryjë erë e fortë veriore, përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 10 deri në 16 gradë. Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme në mëngjes me reshje të lehta të herëpashershme. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 gradë.
Kiev - Ukraina këtë vit do të hapë zyra në Berlin dhe Kopenhagë për prodhim të përbashkët të armëve dhe eksport deri te palët e treta, tha mbrëmë presidenti Volodimir Zelenski. Kievi po zgjeron industrinë e saj të mbrojtjes vendase me ndihmën e partnerëve perëndimorë, ndërsa për të katërtin vit mbrohet nga agresioni rus. Zelenski paralajmëroi se Ukraina do të jetë në gjendje të eksportojë dronë detarë dhe sisteme artilerie.
Darfur - Shtatë persona janë vrarë gjatë sulmit me dron në spitalin e fëmijëve në Sudan, në afërsi të kufirit me Çadin, njoftuan punonjësit shëndetësor, transmeton DPA. Sipas të dhënave nga shoqata e mjekëve sudanez, në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërsa pesë persona janë plagosur. Mjekët për sulmin akuzojnë Forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë (SBP). Spitali ndodhet rreth 270 kilometra nga qyteti Fasher në rajonin Darfur. Pasi SBP para një jave e mori qytetin, ushtarët e tyre vranë mbi 460 pacientë dhe familjar të tyre në një spital të lindjeve, si dhe shumë civilë të tjerë.
Phenian - Diplomati shumëvjeçar koreanoverior dhe ish-shefi ceremonial i shtetit Kim Xhon-nam ka ndërruar jetë dje në moshën 97 vjeçare. Siç njofton agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA, lideri koreanoverior ka bërë homazhe dhe ka shprehur ngushëllime.
Kanberrë - Ministri australian i Energjetikës, Kris Boven paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të aktivizitohet programi për mbrojtje të energjisë, me të cilën familjet, madje edhe ato pa panele solare do të kenë të paktën tre orë energji solare falas. Program "Solar Sherer" (Solar Sharer) do të vendoset në shtetet federale Uellsi i Ri Jugor Kuinslend.
Uashington - Për shkak të ndërprerjes së punës së qeverisë amerikane, mbi 3,2 milionë udhëtarë në SHBA u goditën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve, që u shkaktuan nga problemet me personelin për kontroll të trafikut ajror pas mbylljes së qeverisë më 1 tetor, informoi shoqata e transportuesve ajrorë. Organizata "Kompani ajrore për Amerikën", që i përfshin "Amerikan erllajns", "Junajted erllajns", "Sauthuest erllajns", "Dellta er llajns", "Xhetblu eruejs" dhe transportuestë tjerë të mëdhenj, kumtoi se 16 për qind e vonesave në tetor ishon shkaktuar nga problemet me personelin. Kjo është rritje e konsiderueshme në krahasim me 5 për qind para ndërprerjes së punës së qeverisë.
Paris - Bajern Munih dërgoi protestë në UEFA për shkak të urdhrit të policisë së Parisit para ndeshjes së Ligës së kampionëve kundër PSZH-së, kumtoi shërbimi për shtyp i klubit nga Munihu. "Urdhri i përgjithshëm vlen për të gjithë autobusët me tifozë dhe cekë se ata duhet të mblidhen në parking me pagesë jashtë qytetat para ndeshjes. Gjithashtu, mes tjerash, parasheh se të gjithë tifozët e tjerë të bajernit duhet të udhëtojnë drejt stadiumit vetëm me transport publik. Pas ndeshjes, të gjithë duhet të kthehen në transportin e vet origjinal. Më pas, autobusët do të duhet të shoqërohen nga policia e qytetit", thuhet në kumtesë.
Napoli - Futbollisti i Napolit, Kevin De Brujne, njoftoi se është operuar. "Përshëndetje të gjithëve, siç e dini të gjithë, do të pauzojë për disa kohë. Lajmi mirë është se operacioni kaloi me sukses. Tashmë jam përsëri në aksion! Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet!", ka shkruar 34 vjeçari belg në rrjetet sociale.