MIA Flesh
- Shkup - Në Budapest sot duhet të nënshkruhet marrëveshje për huanë hungareze në vlerë prej gjysmë miliardë euro, nga të cilat një pjesë do të dedikohet për sektorin e biznesit, ndërsa një pjesë për realizimin e projekteve të komunave. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska javën e kaluar deklaroi se më 8 tetor udhëton për në Budapest dhe se ditën e njejtë do ta nënshkruajë marrëveshjen. Kushtet me të cilat merret huaja, sipas Qeverisë, janë të volitshme. Kredia për huanë me normë interesi prej 3,25 për qind me tre vjet grej periudhë dhe 12 vjet afat për pagesë.
09:00/8 tetor/2024
Shkup - Në Budapest sot duhet të nënshkruhet marrëveshje për huanë hungareze në vlerë prej gjysmë miliardë euro, nga të cilat një pjesë do të dedikohet për sektorin e biznesit, ndërsa një pjesë për realizimin e projekteve të komunave. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska javën e kaluar deklaroi se më 8 tetor udhëton për në Budapest dhe se ditën e njejtë do ta nënshkruajë marrëveshjen. Kushtet me të cilat merret huaja, sipas Qeverisë, janë të volitshme. Kredia për huanë me normë interesi prej 3,25 për qind me tre vjet grej periudhë dhe 12 vjet afat për pagesë.
Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, qëndron në vizitë pune në Mal të Zi, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, me ftesë të presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Nga Kabineti i Siljanovska Davkovës sot informuan se temat e diskutimit në të cilat është fokusuar samiti rrjedhin nga deklarata e miratuar në takimin e vitit të kaluar të Procesit Bërdo-Brioni dhe trajtojnë çështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe politikat rinore, nevojën për lidhje më të madhe rajonale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si çështje me interes të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shkup - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhje të përgjithshme në lidhje me të drejtën e një mjedisi jetësor të shëndetshëm dhe ndotja e ajrit, pas nismës së dorëzuar për themelimin e mendimit parimor juridik dhe qëndrimit parimor nga Shoqata e avokatëve Goxho, Kiçeec dhe Novakovski nga Ohri.
Shkup - Në Kuvend sot do të shënohet Dita ndërkombëtare për uljen e rreziqeve nga katastrofat - 13 Tetori me debatin "Të rinjtë për uljen e rrezikut nga katastrofat". Siç paralajmërojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, në ngjarje, fjalime hyrëse do të mbajnë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Veronik Ulman, ambasadore e Zvicrës, Marina Dimovska, sekretare e përgjithshme e Kuvendit dhe Armen Grigorian, përfaqësues i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike. Në seancën e këtij komisioni do të shqyrtohet Raporti përfundimtar për revizionin e kryer të suksesit me temën "Efektiviteti i masave për parandalimin e ikjes së kuadrove profesionale dhe me arsim të lartë" i përgatitur nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Shkup - Në Shkup sot fillon konferenca ndërkombëtare "Rruga Evropian e Shën Cirilit dhe Metodit në trashëgiminë kulturore të Shkupit", në organizim të Institutit për literaturë maqedonase pranë USHCM-së. Bëhet fjalë për një pjesë të programit "Rruga kulturore evropiane e Shën Cirilit dhe Metodit" nën udhëheqësinë e Këshillit të Evropës.
Shkup - Forum i biznesit dhe promovimi i edicionit të dytë të Librit të Bardhë për praktikat e mira filantropike dhe për ndërmarrjet me përgjegjësi shoqërore do të mbahen sot në Shkup, informojnë nga OEMVP, si partner i projektit të USAID-it - "Partneritete për donacion". Në ngjarje janë planifikuar disa fjalime, një panel diskutim, mirënjohje për kompanitë, një pjesë për Librin e Bardhë mbi praktikat e mira filantropike dhe për ndërmarrjet me përgjegjësi shoqërore.
Shkup - Drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, sot do t'i vizitojë filialet në Prilep dhe Manastir. Vizita, siç njoftuan ngaFondi, është pjesë e aktiviteteve që Memovi i ndërmerr për të parë situatën aktuale dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren për përmirësimin e shërbimeve që qytetarët marrin në filialet dhe zyrat e Fondit, pas marrjes së detyrës drejtor i Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Shpenzimet e jetesës në shtator të vitit 2024, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 3,3 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të shpenzimeve për jetesë në shtator të vitit 2024, krahasuar me muajin gusht të vitit 2024, është 0.3 për qind.
Shkup - Në mëngjes ftohtë, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të matura. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale pritet të jetë 2 gradë, ndërsa maksimalja 27 gradë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Në Shkup, moti pritet të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobt juglindore.
Gjenevë - Ekspertë të KB-së shprehën solidaritet me popullin palestinez, me rastin e njëvjetorit të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe fillimit të luftës në Rripin e Gazës, duke cekur se aksionet e armatës izraelite kundër palestinezëve paraqesin krime të luftës dhe krime potenciale kundër njerëzimit. "Si rezultat i kësaj, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND) paralajmëroi se ekziston rrezik real dhe i drejtpërdrejtë nga dëmi i pariparueshëm i së drejtës së palestinezëve të jenë të mbrojtur nga gjenocidi", paralajmëruan ekspertët e KB-së në deklaratë të përbashkët.
Bejrut - Izraeli gjatë natës ka sulmuar periferinë jugore të Bejrutit, pasi armata izraelite lëshoi paralajmërim për banorët në atë zonë, njoftuan mediat shtetërore libaneze. Izraeli dje ka kryer valë të sulmeve ajrore ndaj Libanit jugor, me ç'rast 100 aeroplanë sulmuan rreth 120 lokacione për një orë, kumtoi armata izraelite (IDF). Zëdhënësi arab i IDF-së lëshoi një paralajmërim urgjent te civilët libanez të shmangin qëndrimet në plazhë ose në barka në brigjet e lumit Avali në jug të vendit deri në njoftimin e radhës.
Uashington - Kandidati republikan presidencial, Donald Tramp deklaroi se në SHBA ka "gjene shumë të këqija". Këtë e deklaroi në një tubim parazgjedhor, derisa fliste për vrasjet gjoja të kryera nga emigrantë, të cilët jetojnë ilegalisht në SHBA. "Shumë prej tyre kanë vrarë shumë më shumë se një person, ndërsa tani jetojnë të lumtur në SHBA. Kjo është në gjenet e tyre. Edhe ne për momentin kemi gjene shumë të këqija në vendin tonë", tha ai.
Bejrut - Lëvizja militante libaneze Hezbollah mbrëmë vonë kumtoi se ka lansuar "raketa barazh" ndaj bazës kryesore zbuluese izraelite në afërsi të Tel-Avivit. Hezbollahu këtë sulm ia kushtoi ldierit të vet, Hasan Nasralla, i cili u vra në sulmin izarelit në fund të shtatorit. Në kumtesën e këtij formacioni proiranian ceket se "ka gjuajtur seri raketash drejt bazës Glilot". Në këtë bazë ushtarake zbuluese, sipas meidumeve izraelite, është vendosur edhe selia e Mosadit, shërbim i jashtë, zbulues izraelit.
Tel-Aviv - Ish-shefi i Shtatmadhorisë së IDF-së, Jair Golan deklaroi se nuk beson që qeveria izraelite po bën mjaftueshëm për t'i kthyer pengjet, të marra nga Hamasi. Gjeneral-majori Golan tani është pjesë e politikës izraelite dhe është kryetar i partisë Demokratët progresivë. Ai bën thirrje për zgjehdje të reja, për të cilat konsideron se duhet të mbahen "sa më parë".
Moskë - Sisteme për lansim të raketave, të afta të mbajnë armë bërthamore, janë vendosur në gjendje gatishmërie, lajmëruan mediumet shtetërore ruse, transmeton Njusuik. Agjencia e lajmeve TASS kumtoi video për të cilën thuhet se i shfaqë sistemet për lansim të raketave interkontinentale balistike (ICBM) të locuara në Novosibirsk, në Siberi. Në videon e xhiruar gjatë ditës shihet se si armët nxirren nga depoja.
Majami - Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi i është dretjuar Andres Iniestës, i cili dje publikoi tërheqje nga loja profesionale. "Njëri nga ata bashkëlojtarët që ka më shumë magji. Edhe ajo me të cilën fitoni më shumë kënaqësi nga loja. Do të të mungojë topi, sikur edhe të gjithë neve. Të dëshiroj gjitha të mirat fenomen", shkroi Mesi në rrjetin social. Ish-lojtari i kombëtares spanjolle është pensioniuar në moshën 40 vjeçare. Ai nuk ka mundur t'i ndalojë lotët në videon e tij lamtumirëse.