• сабота, 21 декември 2024
MIA Flesh

15:0 /9 tetor/2024 

Shkup - Përditësimi i veglës digjitale "Balancuesi" me të dhënat nga regjistrimi i vitit 2021 duke e shfrytëzuar vetëm popullata rezidente, dorëzimi i mbi 80 veglave tër eja digjitale për qytetarët dhe kompanitë me çka portali uslugi.gov.mk shënon rritje prej 56 për qind në shfrytëzimin e shërbimeve ekzistuese nga ana e qytetarëve dhe mundësim të studimit fizibiliti për vendosje të Rrjetit nacional transprotues optik, projekt në vlerë prej 400.000 eurove që do të jetë bazë për avancimin e mbulimit me internet të brezit të gjerë, janë mes arritjeve të Ministrisë për transformim digjital në 100 ditët e para të punës së vet.

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme onlajn njoftoi se pas mbikëqyrjes së gjithë dokumentacionit të dorëzuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Samitin e NATO-s në Uashington, SHBA, ka konstatuar se pretendimet e bëra publike nuk janë të vërteta dhe nuk ka elemente për veprime të mëtejshme për rastin e konstatuar për faktin se pas kontrollit KSHPK nuk ka konstatuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, pra nuk përcaktonte përdorimin e mjeteve buxhetore për qëllime private.

Shkup - Gjykata Kushtetuese sot në mbledhje solli vendim për shfuqizimin e "balancuesit" - mjeti për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore. Vendimi nuk do të vlejë në mënyrë retroaktive. Më shumë për vendimin, siç është paralajmëruar, do të informojë kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së sotme të 27-të.

Shkup - Në "KME Bitolla" në vazhdim janë përgatitjet për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Është duke u kontrolluar stabiliteti dhe besueshmëria e impianteve pas riparimeve të "TE Bitolla 2" dhe "TE Bitolla 3". Në "TE Bitolla 1", njoftuan sot nga "KME Bitolla" këtë vit nuk është bërë asnjë remont, kështu që për atë impiant janë planifikuar ndërhyrje shtesë në prag të dimrit.

Shkup – Vendim i pritur dhe i arsyeshëm, thonë nga Qeveria për vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i cili e refuzoi padinë për udhëtimin e djalit të kryeministrit në SHBA. Zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva tha se ajo që tani pritet është kërkimi i faljes për të gjitha spekulimet e thëna në lidhje me këtë rast.

Shkup - Digjitalizimi në arsimin e lartë për fat të keq është pak i vonuar. Por, do të jetë prioritet në të ardhmen, me qëllim të shërbimeve më të mira për studentët dhe modernizim të ligjeratave. Këtë sot e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në deklaratë për mediume, para fillimit të konferencës për digjitalizim të arsimit të lartë, që mbahet pasdite në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informatike, në INOFEIT - Shkup.

Shkup - Të gjitha kompensimet për të gjithë të punësuarit sipas Marrëveshjes kolektive për herë të parë paguhen sepse shumë mjete nga Ministria e Mbrojtjes janë derdhur në bazë të shpenzimeve gjyqësore pikërisht për këtë qëllim, por problem më i madh është që ato mjete për shpenzimet gjyqësore nuk janë paguar, vlerësoi sot ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski.

Shkup - Ne duhet të dimë se cili është plani i Qeverisë, nëse fare e ka, si ne do ta vazhdojmë rrugën eurointegruese, deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot në Shkup. Kryetari i partisë më të madhe opozitare nëd eklaratë për mediumet theksoi se në periudhën në vijim do t'i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat, përfshirë edhe thirrjen e mbledhjes kuvendore, ndërkaq me qëllim që të sigurojnë përgjigje nga kryeminsitri lidhur me eurointegrimin e vendit.

Shkup - Ministri i Sportit, Borko Ristovski është i kënaqur me punën e bërë në 100 ditët e para të Qeverisë së re.  "Maqedonia pas 20 viteve u bë me Ministri të Sportit. Më në fund sporti mori vendin dhe kujdesin që e meriton. Këto 100 ditë në mënyrë aktive kemi punuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive, sigurimin e mbështetjes financiare për organizatat sportive dhe inkurajimin e të rinjve që të merren me sport", tha Ristovski në konferencën e sotme me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re. 

Shkup - Më shumë se dy të tretat e 17 rekomandimeve nga Komisioni i Vlerësimit të cilat u dërguan në adresë të Këshillit Gjyqësor janë zbatuar, informoi sot Tanja Çaçarova - Ilievska anëtare e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Situata në Lindjen e Afërt dhe në Ukrainë është shumë shqetësuese dhe do të ketë refleksion jo vetëm tek ne, por në tërë Evropën. Prandaj është e domosdoshme përmes rrugës diplomatike të fillohet dialog dhe të arrihet paqja, theksoi sot minsitri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Kjo është në nivel global, ndërkaq më me rëndësi për ne, siç tha, është situata e sigurisë në shtet të jetë stabile dhe t'i kemi të gjitha informatat e domosdoshme.

Prishtinë - Asnjë nga tre të akuzuarit për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjska në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i policisë së Kosovës, nuk e pranuan fajin në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Bruksel - Belgjika sot për të tretën ditë me radhë i nënshtrohet sulmeve kibernetike nga hakerët rusë, njoftuan mediat lokale. Përsëri janë prekur faqet elektronike të institucioneve komunale.   Kryeministri belg në largim Aleksander de Kro siguroi se shkeljet e konstatuara nuk do të kenë ndikim në organizimin e zgjedhjeve komunale të dielën. Sipas tij, Belgjika ka mbrojtje mjaft të mirë kibernetike.

Bruksel- Ka vetëm një rrugë për të arritur paqen si për Ukrainën ashtu edhe për Evropën, e ajo është të vazhdohet me forcimin e rezistencës ukrainase me mbështetje politike, financiare dhe ushtarake, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen duke iu drejtuar Parlamentit Evropian në Strasburg gjatë debatit mbi prioritetet e presidencës hungareze me BE-në.

 

Остани поврзан