12:00/9 tetor/2024
Shkup - Është ndërprerë marrëveshja me kompaninë e jashtme që furnizonte Armatën me ushqim, konfirmoi sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski. "Marrëveshja e cila kishte shumë mangësi, është ndërprerë në mënyrë të njëanshme. Që vendimi të mos jetë politik si ministër i Mbrojtjes kam formuar Komision së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e përgjithshëm dhe Armatën i cili i shqyrton të gjitha procesverbalet dhe konstatoi shumë lëshime dhe së bashku me Armatën na dha rekomandim të ndërpritet marrëveshja. Marrëveshja është ndërprerë dhe rrjedhin të gjitha dispozitat ligjore, por më e rëndësishme për mua është që të mos cenohet gatishmëria luftarake dhe të jetë i sigurt çdo pjesëtar i Armatës", tha Misajlovski në përgjigje të pyetjes për raportin e 100 ditëve të Qeverisë dhe shtoi se është konsultuar me sektorin juridik në Armatë dhe me një avokat për ndërprerjen e marrëveshjes.
Shkup - Sekretari shtetëror, Dajanço Eftimov, në tryezë të rrumbullakët organizuar nga Këshilli i Evropës dje në Shkup i ceki sfidat me të cilat përballen institucionet e burgjeve dhe domosdoshmërinë për reforma për risocioalizim dhe rehabilitim më të mirë të personave të dënuar. Siç transmetojnë nga Ministri e Drejtësisë, në fjalimin e tij Eftimov theksoi se gjendja është serioze dhe se nevojitet shumë mund dhe përkushtim për vendosje të drejtësisë dhe sigurisë juridike."Gjendja është serioze dhe jemi të vetëdijshëm se nevojitet me të vërtetë shumë mund dhe përkushtim. Duhet të vendosim drejtësi dhe siguri juridike, të tregojmë se kemi vlera, se jemi të denjë për shtet, dhe se të gjuthë ne së bashku jemi të gatshëm të ndërtojmë të ardhme më të mirë për shtetin tonë. Reformat në sistemin e burgjeve janë gjithnjë e më të nevojshme dhe Minsitria e Drejtësisë dhe unë si sekretar shtetëror, i ndjekim me vëmendje të madhe të gjitha vërejtjet nga Komiteti për mbrojtje nga tortura të notuara në Raprote, sepse ato janë korrigjues të nevojshëm dhe të domosdoshëm në synimin tonë për arritje të sistemeve të zhvilluara të shteteve evropiane", theksoi Eftimov.
Shkup - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë me 4 gradë Celsius, ndërsa me 13 gradë më ngrohtë është në Demir Kapi. Në Lazaropole mëngjesin e sotëm janë matur 5 gradë, 7 Kriva Pallankë, 8 Tetovë 8, Manastir, Strumicë dhe Kodër të Dielli, 9 gradë në Shkup-Petrovec, Ohër, Pretor, Prilep, Shtip dhe Hanet e Mavrovës, 10 Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Dibër, Veles dhe Kavadar, 11 gradë në Gjevgjeli, Krushevë dhe 12 gradë në Vinicë. Nga DPHM-ja informojnë se në 24 orët e kaluara deri në orën 8.00 kanë rënë 5 litra shi për metër katror në Lazaropole, 4 në Ohër dhe Dibër, ndërs 1 litër për metër katror në Hanet e Mavrovës, Pretor dhe Shtip.
Lisbonë/Madrid - Në drejtim të Evropës po lëviz uragani "Kirk", i cili me siguri do të shkaktojë dëme në disa pjesë të Evropës kur të arrijë këtë javë. "Kirk" fillimisht ishte uragan i fuqishëm, i cili lëvizte mes Bermudëve të Karaibeve dhe Ishujve Azor në pjesën qendrore të Atlantikut gjatë fundjavës. Shkurt arriti deri në kategorinë 4 në shkallën Safir-Simpson. Tani do të jetë shumë i fortë sepse do të zhvillohet në një stuhi të fuqishme të Atlantikut siç e shohim shpesh mbi Atlantikun e Veriut dhe Evropën Perëndimore gjatë vjeshtës dhe dimrit", sqaroi meteorologu Lars Lovinski. Duke u afruar drejtë kontinentit evropian, "Kirk" me siguri nga sot të fillojë të prekë Portugalinë veriore dhe Spanjën veriperëndimore. Janë të mundshe erë të fortë dhe shi të rrëmbyeshëm para se të mbërrijë.
Moskë - Armata ruse kumtoi se gjatë natës ka rrëzuar 47 dronë ukrainas, nga të cilat gjysma mbi rajonin Briansk, i cili kufizohet me Ukrainën. "Gjatë natës u parandaluan përpjekjet e Kievit të kryejë sulme terroriste me dronë në kolacionet e terriorit rus. Sistemet për mbrojtje kundërajrore shkatërruan 47 dronë ukrainas, nga të cilat 24 ishin në rajonin Mrijansk", citohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Pesë dronë ukrainas u rrëzuan mbi rajonin Bellgorod, dy mbi Kurskin, të dy rajonet kufizohen me Ukrainën. Ndërsa dy dronë u shkatërruan në rajonin Rostovska në afërsi të kufirit ukrainas, një në rajonin Krasnodarska në jugperëndim dhe 13 mbi Detin Azov.
Teheran - Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit tha se kryediplomati i Teheranit, Abas Aragçi, sot pasdite do të arrijë në Arabinë Saudite ku do të fokusohet në ndalimin e luftës që po zgjerohet. Qëllimi janë përpjekjet e mëtejshme diplomatike "për të ndalur gjenocidin dhe agresionin e regjimit izraelit dhe zbuten dhimbjet dhe vuajtjet e vëllezërve dhe motrave tona në Gazë dhe Liban", ka shkruar zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme Esmail Bagai në X.
Bejrut - Armata izraelite ka paralajmërim njerëzit që jetojnë në jug të Libanit që të evakuohen ose rrezikojnë të vriten. Rreth 1.2 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite dhe paralajmërimeve për evakuim. "Përfaqësuesi i Programit Botëror për Ushqim të Kombeve të Bashkuara, Metju Holinguort theksoi se është e pamundur të përmbushen nevojat e më shumë se një milion njerëzve të zhvendosur me forcë.