• понеделник, 30 декември 2024
MIA Flesh

12:00/7 tetor/2024

Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, sot dhe nesër do të jetë në vizitë pune në Mal të Zi, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, me ftesë të presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Nga Kabineti i Siljanovska Davkovës sot informuan se temat e diskutimit në të cilat është fokusuar samiti rrjedhin nga deklarata e miratuar në takimin e vitit të kaluar të Procesit Bërdo-Brioni dhe trajtojnë çështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe politikat rinore, nevojën për lidhje më të madhe rajonale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si çështje me interes të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shkup - Drejtroi i Zyrës së Bankës Botërore të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Masimiliano Paoluçi, ekonomistja e lartë, Sanja Maxhareviq-Shujster, specialist i lartë për energjetikë Redon Begolli dhe ekonomistja e lartë urban në Bankën Botërore, Mega Mukim do ta prezantojnë Raportin e klimës dhe zhvillimit të shteteve dhe Rishikimin për financa publike klimatike të Maqedonisë së Veriut. 

Shkup - Gjykata kushtetuese të mërkurën në mbledhje do të duhet të sjellë vendim përfundimtar rreth propozim-procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së "balancuesit" - vegël për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore. Në rend dite të Mbledhjes së 27-të të Gjykatës kushtetuese të caktuar për më 9 tetor janë paraparë gjashtë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe votim rreth gjashtë propozimeve për sjellje të vendimeve përfundimtare dhe të konstatojë pesë projekt-zgjidhje.

Shkup - Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy zjarre në ambient të hapur - në Shkup është djegur mbetje ndërtimore në rr. "Njegosheva" në Komunën e Karposhit dhe në fshatin Radushë, ku janë djegur mbeturina, kumtoi QMK. NPK "Sharr" nga Tetova informon se për shkak të ndotjes së ujit në burimet e Leshnicës, sistemi i stacionit të filtrimit për momentin është tërësisht i mbyllur. Qyteti i Tetovës furnizohet me sasi të reduktuar të ujit, ndërsa ekipet e NPK "Sharr" janë në terren për zgjidhje të shpejtë të problemit. Reduktim të ujit në ujësjellësin e qytetit do të ketë nga ora 13:00 deri në 15:00 dhe në periudhën nga ora 01:00 deri në 04:00.

Shkup - Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelerike për periudhën janar - shtator 2024 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 5. 5 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit  2023 është rritur për 2. 8 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në shtator të vitit 2024 krahasuar me gushtin e vitit 2024 është rritur për 0,2 për qind. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet e Ushqimit për 0.3 për qind, Pijet Alkoolike për 0.3 dhe Pijet Joalkoolike për 0.1 për qind.

Shkup - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën janar - gusht të vitit 2024 është 5.190. 2 milionë euro dhe vërehet rënie prej 5,7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e mallit të importuara është 7.341.3 milionë euro, që është për 0,6 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), deficiti tregtar është 2.151.2 milion euro, ndërsa mbulimi i importit me eksportin 70,7 për qind.

Shkup - Për shkak të rezultateve pozitive laboratorike për rritjen e pranisë së manganit, mbi përqendrimet maksimale të lejuara sipas Rregullores për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të premten ka lëshuar ndalesë për shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit në Gostivar. Ndërmarrja publike "Komunalec", e cila menaxhon rrjetin e ujësjellësit në këtë qytet, njofton sot nga AUV, se është urdhëruar që t'i njoftojë qytetarët për ndalimin, gjegjësisht se uji në ujësjellësin e qytetit nuk është i sigurt për pije dhe të sigurojë ujë të pijshëm.

Shkup - NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup njofton se, sot, nga ora 10:00 pa ujë do të mbeten konsumatorët e rrugës "8" fsh. Batincë. Furinizimi me ujë do të ndërpritet për shkak të defektit të gypit rrugorë nga f 100 mm të rrugës "8" në fshatin Batincë të rajonit të Shkupit, nr.15. 

Athinë - Dy tërmete me intensitet prej 4,4 ballë sipas Shkallës së Rihterit, në dy lokacione të ndryshme, njëri në afërsi të Athinës, dhe tjetri në pjesën detare në juglindje të Kretës, janë regjistruar mëngjesin e sotëm, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas të dhënga nga Instituti Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar, tërmeti në afërsi të Kretës ishte pak para orës 9 sipas kohës lokale, ndërsa i dyti, 23 minuta më vonë me epiqendër katër kilometa në jugperëndim të qytetit Tiva, në afërsit të Athinës, që u ndje edhe në metropolin grek. 

Bruksel - Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i sanksionon të gjitha veprimet e konstatuara joligjore, jopreofesionale dhe joetike të të punësuarve në MPB, duke e ngushtuar në atë mënyrë hapësirën për përsëritjen e tyre dhe dërgimin e porosisë së fuqishme se integriteti profesional i të punësuarve jo rastësisht është përcaktim i tij strategjik, ceket në përgjigjen e autoriteteve të vendit ndaj Raportit të fundit të Komitetit të Këshillit të Evropës për parandalim të torturës dhe veprimit johuman apo poshtërues apo ndëshkimit (KPT).

Londër - Në tregjet botërore, çmimet e naftës u rritën për më shumë se tetë për qind javën e kaluar, sepse, tregtarët kanë frikë se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë ndërprerje të furnizimit nga rajoni i pasur me naftë. Në tregun londinez çmimi për një fuçi javën e kaluar u rrit për 8,5 për qind, në 78,05 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi për fuçi u rrit për 9,1 për qind, në 74,38 dollarë. Rritja më e madhe javore e çmimeve në më shumë se një vit ishte për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Irani të martën gjuajti disa raketa ndaj Izraelit si urrejtje për ofensivën izraelite kundër aleatëve të Teheranit, Hezbollahut në Liban.

Kopenhagë - Policia e Danimarkës kumtoi se sot në afërsi të Ambasadës së Izraelit në Kopenhagë ka pasur edhe një shpërthim. Shpërthimi ndodhi në përvjetorin e luftës ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. Incidenti ndodhi rreth 500 metra nga Ambasada e Izraelit dhe pesë ditë pasi u aktivizuan dy mjete shpërthyese në afërsi të objektit diplomatik, për të cilën janë arrestuar dy shtetas të Suedisë. "Kuptohet, shqyrtojmë nëse mund të ketë lidhshmëri me incidentin (paraprak) në Ambasadën e Izraelit. Nuk ka indikacione se është kështu", deklaroi inspektorja policore, Trine Moler.

Bergamo - Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se nëse vazhdon emigracioni ilegal në Evropë, ai do të sjellë emigrantë në Bruksel dhe do t'i vendosë para zyrave të BE-së. "Do të sjellim emigrantët nga Budapesti në Bruksel dhe do t'i lëmë para zyrave në Bruksel. Nëse i duan, le t'i mbajnë", deklaroi Orban në kuvendin e partisë djathtiste italiane Liga në Pontida afër Bergamos. Fjalët e tij e tij u shoqëruan me duartrokitje të zëshme nga anëtarët e kësaj partie, me thirrjet "Orban, Orban, Orban", transmetuan mediumet italiane.

Jerusalem - SHBA ka shpenzuar 17,9 miliardë dollarë rekord ndihmë për Izraelin nga fillimi i luftës në Gaza para një viti dhe përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, thuhet në raportin për projektin e Universitetit Braun të quajtur "Shpenzimet e luftës". Raporti ishte publikuar sot, në përvjetorin e luftës ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. Plotësisht 4,86 miliardë dollarë janë shpenzuar për operacione ushtarake të rritura amerikane në rajon nga sulmi i 7 tetorit të vitit 2023, thonë hetuesit.

Gaza - Në të dhënat për shënimin e 7 tetorit, armata izraelite kumtoi se nga fillimi i luftës ka rekrutuar 300.000 rezervistë - 82 për qind burra dhe 18 për qind gra dhe pothuajse gjysma e tyre janë të moshës nga 29 deri në 29 vjet. Izraeli vitin e kaluar ka bombarduar më shumë se 40.000 objektiva në Rripin e Gazës, ka gjetur 4.700 tunele dhe ka shkatërruar 1.000 lokacione për gjuajtjen e raketave, kumtoi armata izraelite sot, në përvjetorin e luftës së Izraelit. Duke numëruar ushtarët e vdekur emrat e të cilëve u autorizua t'i publikonte, armata izraelite tha se 726 ushtarë izraelitë ishin vrarë që nga 7 tetori 2023. Prej tyre, 380 u vranë në sulmet e 7 tetorit dhe 346 në luftimet në Gaza që filluan më 27 tetor 2023.

Bejrut - Hezbollahu përmes një njoftimi është përqendruar  në përvjetorin e parë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, në të cilin edhe njëherë e shprehu besimin e tij në aftësinë e tyre për të "refuzuar agresionin izraelit" dhe u zotua se do ta vazhdojë luftën. Grupi i armatosur, selia e të cilit është në Liban, është aleat me Hamasin, ndërsa dy organizata militante mbështeten dhe financohen nga Irani. Hezbollahu i përshkroi ngjarjet e 7 tetorit si "heroike", duke theksuar se ata do të kenë efekt "historik" në rajon. 

Riad - Futbollisti i ekipit Al Nasr, Kristiano Ronaldo këtë fundjavë shënoi një gol në ndeshjen e xhiros së gjashtë të kampionatit të Arabisë Saudite kundër Al-Oruba (3:0). Sipas Federatës ndërkombëtare për histori dhe statistikë të futbollit (IFFHS), ky gol për sulmuesin 39-vjeçar ishte i 5]600-ti në karrierën e tij nënivel të lartë (në divizionet kryesore të kampionateve të vendeve në të cilat ka luajtur futbollisti). Ronaldo është futbollsiti i parë në histori i cili shënoi 600 gola.

Остани поврзан