15:00/8 tetor/2024
Shkup - Nëse nuk e aprovojmë Shportën konsumatore dhe aksionin "Më pak shpenzime - më shumë për ju", çmimet e ushqimit do të rriteshin në mënyrë plotësuese, ndërsa me këtë edhe inflacioni, theksoi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
Shkup - Lideri i Lëvizjes Besa e cila është pjesë e koalicionit VLEN, BIlall Kasami thotë se mbeten në qëndrimin për sjellje të ndryshimeve kushtetuese, por se së pari partnerët ndërkombëtarë, para së gjithash BE-ja dhe SHBA-ja, duhet të japin sinjal të qartë se si do të lëvizë rruga eurointegruese e shtetit.
Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Orhan Murtezani, thotë se Brukseli nuk e sheh me optimizëm të madh propozimin për ndryshime kushtetuese me veprim të prolonguar, por nuk e refuzon tërësisht.
Shkup - Në kuadër të programit "Ruta kulturore evropiane e Shën Cirilit e Metodit" e cila është nën patronatin e Këshillit të Evropës, në Shkup mbahet konferenca "Ruta evropiane e Shën Cirilit dhe Metodit në trashëgiminë kulturore të Shkupit dhe rrethinës së Shkupit", organizuar nga Instituti për letrësi maqedonase pranë USHCM.
Shkup - Në kuadër të programit "Ruta kulturore evropiane e Shën Cirilit e Metodit" e cila është nën patronatin e Këshillit të Evropës, në Shkup mbahet konferenca "Ruta evropiane e Shën Cirilit dhe Metodit në trashëgiminë kulturore të Shkupit dhe rrethinës së Shkupit", organizuar nga Instituti për letrësi maqedonase pranë USHCM.
Shkup - BDI-ja sot në konferencë për shtyp akuzoi se ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhepse TEC Oslomej ka mbi 1000 të punësuar.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, ndodhet për vizitë dyditore në Vjenë, ku dje në Muzeun e Vjenës për histori të arteve (Kunsthistorisches Museum Vienna) mori pjesë në hapjen e ekspozitës së Rembrantit, së bashku me presidentin austriak, Aleksander van den Belen dhe personalitete të shquara nga jeta kulturore dhe shoqërore-politike të Austrisë.
Shkup - Të enjten do të mbahet seanca e parë e Këshillit Ekonomiko-Social (KES) pas formimit të Qeverisë së re. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besir Durmishi deklaroi sot se me punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutohen të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe propozimet e tyre, si dhe kërkesa për rritje të pagës minimale.
Shkup - Në kuadër të Procesit të Berlinit dhe shënimit të 10-vjetorit të tij, sot në Hamburg u mbajt Takimi i Parë Vjetor Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ku mori pjesë Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska. Në takim, siç kumtoi MMJPH-ja, vendet e Ballkanit Perëndimor raportuan mbi shkallën e implementimit të Agjendës së Gjelbër.
Shkup - Në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup sot u hap studio e re në kornizat e Qendrës për Inovacione në Media e cila ka për qëllim ta përmirësojë mësimin praktik në studimet e gazetarisë dhe të tërheqë një numër të madh të studentëve.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka realizuar takim pune me ambasadorin e posaemëruar të BE-së në vend Mikalis Rokas. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, Toshkovski drejtoi urime ambasadorit për emërimin në pozitën e re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe marrëdhëniet miqësore do të vazhdojnë si me të gjithë ambasadorët e mëparshëm të BE-së në vend.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, TImço Mucunski sot pati takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler, ku u bisedua pë çështjet aktiale lidhur me integrimin evropian të vendit tonë, rolin e Francës dhe mundësitë për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, kumtoi MPJdheTJ.
Shkup - Ministri i Punës dhe Ekonomisë Besar Durmishi beson se paratë nga huaja hungareze në vlerë prej 500 milionë euro do të kontribuojnë për zhillimin e ekonomisë së vendit. "Në thirrjen e parë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për grantin prej 100 milionë euro aplikuan mbi 80 komuna me mbi 350 projekte. Me hapin e ardhshëm do të bashkangjiten kompanitë vendore me grant prej 250 milionë euro. Prandaj mendoj se kjo kredi do të sjellë zhvillim të ekonomisë. Nëse nuk ka zhvillim ekonomik do të na ndodh ajo që na ka ndodhur në 20 vitet e fundit", tha Durmishi në përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencën e sotme për shtyp kushtuar 100 ditëve të Qeverisë
Shkup - Të mërkurën paradite dhe të premten do të ketë shi të përkohshëm lokal dhe kushte për bubullima të rralla. Të enjten dhe në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil dhe relativisht i ngrohtë, kumtoi DPHM. Temperatura minimale e mëngjesit do të bie në 4 gradë, ndërsa temperatura maksimale e ditës do të arrijë 30 gradë.
Strazburg - Situata në Liban dita ditës po përkeqësohet, deklaroi sot në Parlamentin Evropan shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Xhozef Borel dhe theksoi se duhet sa më shpejtë të arrihet armëpushim në konfliktin e udhëhequr nga Izraeli dhe Hezbollahu në këtë vend.
Bruksel - Këshilli Evropian sot vendosi kornizë të re për masat restriktive lidhur me "aktivitetet destabilizuese të Rusisë në vendet e huaja", e cila duhet t'i mundësojë Unionit synimin e individëve dhe subjekteve të përfshirë në aktivitetet dhe politikat e autoriteteve ruse për minimin e vlerave themelore të BE-së, si dhe siguria, pavarësia dhe integriteti i vendeve anëtare, vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare.
Gjenevë – Ian Klark nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot për paraqitje të sëmundjeve në Liban për shkak të kushteve të këqija në strehimoret për personat e zhvendosur dhe mbylljes së spitaleve.
Bejrut - Nënkryetari i Hezbollahut, Naim Kasem, në një mesazh të regjistruar të transmetuar në televizionin libanez, ka akuzuar SHBA-në se janë partner të Izraelit në gjithçka që ndodh në Rripin e Gazës. "SHBA është një partner thelbësor i Izraelit në sulmet në Gazë", theksoi Kasemi, duke shtuar se Irani është i vendosur të mbështesë rezistencën kundër Izraelit.
Bejrut - Milicia libaneze Hezbollah, sipas zëvendës liderit të saj, shprehu gatishmëri për armëpushim me Izraelin. Në fjalimin televiziv, zëvendës kryetari i organizatës i mbështetur nga Irani, Naim Kasem, tha se e mbështet nismën adekuate të kryetarit të parlamentit, Nabih Beri. "Nëse armiku vazhdon me luftën e tij, terreni do të vendosë. Nuk do të kërkojmë zgjidhje. Do të vazhdojmë, do të sakrifikojmë, me kërcënime njëkohësisht, tha Kasem.