MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua sot me Faisal Gazi Ismail Hifzi, ambasador jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar. Kryetari Gashi theksoi se vlerëson veçanërisht rolin e diplomacisë parlamentare, një mekanizëm kyç për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për këtë arsye riafirmoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit (Shura) të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
18:00/ 10 nëntor/ 2025
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua sot me Faisal Gazi Ismail Hifzi, ambasador jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar. Kryetari Gashi theksoi se vlerëson veçanërisht rolin e diplomacisë parlamentare, një mekanizëm kyç për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për këtë arsye riafirmoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit (Shura) të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot realizoi takim pune me Rashid Bin Saed Al-Kajari, ushtrues detyre ambasador i Katarit. Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Ministria e Transportit, konstatuan se bashkëpunimi bilateral është në nivel të mirë, duke e potencuar mundësinë për përforcim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Në takim, zëvendëskryeministri Nikollovski theksoi se Qeveria ka program ambicioz në pjesën e infrastrukturës, gjithashtu në turizëm dhe trafik ajror.
Shkup - Brukseli nuk ka dhënë asnjë paralajmërim për bllokim të fondeve IPARD, nga të cilat ne si shtet jemi përfitues. Përkundrazi, lufta jonë kundër korrupsionit që po e zhvillojmë aktualisht dhe kontrollet shtesë që po i realizojmë në vetë Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural janë vlerësuar shumë pozitivisht nga Brukseli, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Shkup - Ministria e Transformimit Digjital është udhëheqëse e procesit të harmonizimit me Agjendën e Reformave, shënuar edhe nga Raporti Evropian, theksoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në panel-diskutimin e sotëm në Odën Ekonomike me temë: "Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjenda Kombëtare e Reformave – pse janë të rëndësishme për sektorin e biznesit?". Në fjalimin e tij, ministri Andonovski, theksoi se pikërisht reformat digjitale kanë kontribuar që Maqedonia e Veriut t’i përmbushë detyrimet në paketën e parë të Agjendës së Reformave.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me kryetaren e Odës së Farmacistëve, Vesna Stavrova, dhe kryetaren e Shoqatës së Farmacive Private, Xhoana Andonoska. Gjatë takimit, ministri theksoi se digjitalizimi është një nga prioritetet kryesore në të gjitha segmentet e sistemit shëndetësor, përfshirë edhe fushën e farmacisë.
Shkup - Me paraqitjen e dëshmi materiale nga Prokuroria sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për rastin "Geriatria" për marrje të ryshfetit, kundër drejtorit të ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, Muhsin Arifi dhe Blerim Amiti për marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Në sallën e gjykatës u prezantuan dëshmi - foto dhe video materiale të siguruara me zbatimin e masave të posaçme hetuese, si raporte nga takime mes të akuzuarit Blerim Amiti dhe dëshmitarit në disa lokacione në Shkup, si dhe nga takime më vonë në ditën e njejtë në prill të këtij viti mes të akuzuarit të parë Muhsin Arifi dhe Blerik Amitit. Në sallë u prezantuan edhe fotografi dhe video materiale nga takimi i 4 prillit të këtij viti mes dy të akuzuarve dhe dëshmitarit, si dhe nga takime në ditën kritike më 8 prill të këtij viti kur është bërë dorëzimi i mjeteve.
Shkup - Republika e Maqedonisë së Veriut përmes strukturave dhe organeve për menaxhim me mjetet e instrumentit IPA/IPARD të Bashkimit Evropian solli vendim për ndërprerje të përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD. Vendimi i tillë vijoi pas ngjarjeve aktuale me Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Gostivar - Kryetari i përkohshëm i komunës së Gostivarit dhe kandidati që mori më shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, Valbon Limani, vlerëson se emërimi i një "administratori qeveritar" është jokushtetues. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me njoftimet për shkarkimin e tij, ai vlerëson se Gjykata Kushtetuese duhet ta zgjidhë çështjen se kush do ta udhëheqë Gostivarin deri në përsëritjen e zgjedhjeve që dështuan për shkak të pjesëmarrjes së ulët.
Strugë - Kryetari i Komisionit Komunat të Zgjedhjeve Minir Zhuta sot zyrtarisht ia dorëzoi vërtetimin e mandatit kryetarit të ri të komunës së Strugës Mendi Qyra, pastaj në ndërtesën e komunës vijoi pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm i komunës Ramiz Merko. Pas pjesës zyrtare, Qyra falënderoi për mbështetjen në një konferencë për shtyp dhe premtoi se do të jetë kryetar komune për të gjithë qytetarët e Strugës, pavarësisht nëse kanë votuar për të, dhe se menjëherë do të fillojë ta zbatojë premtimin. Ai përsëriti se ndryshimet në komunën e Strugës fillojnë sot, duke theksuar se menjëherë nënshkroi një projektvendim për shitjen e makinës zyrtare Audi A6 dhe se do ta përdorte makinën e tij private për qëllime zyrtare.
Shkup - Nga sonte në mesnatë dizeli shtrejtohet për një denarën, ndërsa benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për gjysmë denari për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon, vendosi KRRE. Çmimi i shtijes me pakicë të Mazutit M-1 bie për 0,486 den/lg dhe tani do të jetë 36,427 den/kg. Sipas vendimit të Komisionit nga mesnata benzina EUROSUPER BS - 95 do të jetë 74,50 denarë për litër, benzina EUROSUPER BS - 98 do të shitet nga 76,50 denar/litër, dizeli EURODIZEL BS (D-E-V) 72,00 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 1 (EL-1) 69,50 denarë për litër.
Tiranë - Shqipëria u bë sot vendi i 64-të që iu bashkua Fondacionit të Aleatëve të Izraelit (IAF), dhe grupi parlamentar në mbështetje të Izraelit - Israel Allies Caucus - do të zyrtarizohet në Parlamentin në Tiranë, raportuan mediat shqiptare. Grupi i ri do të punojë së bashku me koalicionin ndërkombëtar të organeve parlamentare pro-Izraelit për të forcuar të ashtuquajturën "diplomaci të bazuar në besim" dhe për të përmirësuar mbështetjen për Izraelin.
Paris - Gjykata në Paris sot solli vendim për lirim të përkohshëm nga burgu të ish presidentit të Francës, Nikolla Sarkozi, derisa e pret rezultatin për ankesën e tij. Ky vendim vijon vetëm disa javë pasi politikani konservator 70-të vjeçar filloi me vuajtjen e dënimit pesëvjeçar me burg për shkak të komplotit për mbledhjen e mjeteve ilegale për fushatën e tij presidenciale nga Libia.
Uashington - Forcat e armatosura amerikane shkatërruan dy anije në Paqësorin lindor për shkak të dyshimit për transportim të paligjshëm të narkotikëve, me ç'rast humbën jetën gjashtë persona, bëri të ditur sot ministri i Luftës i SHBA-së Pit Hegset. "Këto anije ishin të njohura për inteligjencën tonë si pjesë e një rrjeti kontrabande droge dhe po lëviznin përgjatë një rruge të vendosur tranziti", ka shkruar Hegseti në rrjetin social "Iks", duke postuar një video të aksionit.
Uashington - Më shumë se 1.500 fluturime janë anuluar sot në SHBA, ndërsa mbi 1.200 janë vonuar për shkak të ndërprerjes së punës të zgjatur të pjesshme të qeverisë federale, duke shkaktuar kaos në trafikun ajror për të katërtën ditë me radhë. Sipas të dhënave në faqen e internetit për ndjekjen e fluturimeve FlightAware, sot janë anuluar më shumë se 1.550 fluturime, ndërsa dj janë anuluar 2.950, ndërsa gati 10.800 janë vonuar - që është dita më e keqe për aviacionin amerikan që nga fillimi i mbylljes së pjesshme të qeverisë më 1 tetor.
Nju Delhi - Tetë persona humbën jetën dhe të paktën 24 janë lënduar kur një automjet i parkuar shpërtheu pranë një stacioni metroje pranë Fortesës së famshme të Kuqe në kryeqytetin indian Nju-Delhi, raportoi PTI, duke cituar burime zyrtare. Shpërthimi ka ndodhur gjatë një periudhe trafiku të rënduar dhe ka shkaktuar që disa automjete aty pranë të përfshihen në flakë. Videot në mediat sociale treguan dëme të mëdha dhe dritare të thyera, dhe dëshmitarët thanë se pjesë trupash ishin të shpërndara në vendngjarje.