MIA Flesh
- - Ende është aktiv zjarri në ndërtesën në lagjen Çair të Shkupit, i cili ka shpërthyer dje. Aktualisht në terren janë tri automjete të zjarrfikësve të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, informoi sot Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Nga QMK kujtojnë se dje, nga ora 1:50 zjarrin në Çair e kanë shuar 20 zjarrfikës me shtatë automjete të zjarrfikësve për shkak të djegies së një depoje në rrugën "Prohor Pçinski" nr. 136 në bodrumin e ndërtesës.
12:00/ 3 tetor/ 2024
Shkup - Ende është aktiv zjarri në ndërtesën në lagjen Çair të Shkupit, i cili ka shpërthyer dje. Aktualisht në terren janë tri automjete të zjarrfikësve të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, informoi sot Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Nga QMK kujtojnë se dje, nga ora 1:50 zjarrin në Çair e kanë shuar 20 zjarrfikës me shtatë automjete të zjarrfikësve për shkak të djegies së një depoje në rrugën "Prohor Pçinski" nr. 136 në bodrumin e ndërtesës.
Prilep - Tre persona nga Prilepi e kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër u lëndua në aksidentin e rëndë të komunikacionit që ndodhi këtë mëngjes para orës 8 në rrugën Prilep - Manastir në dalje të qytetit, në afërsi të fshatit Lagovë. Aksidenti ka ndodhur në një përplasje të drejtpërdrejtë mes automjetit “Tojota” me targa të Prilepit, që ka lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamioni që ka lëvizur në drejtim të kundërt, në drejtim të Prilepit. Ekipet e Njësive zjarrëfikëse ende janë duke u përpjekur ta shuajn zjarrin për shkak se automjetet kanë marrë flakë nga përplasja e drejtpërdrejtë.
Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të marrë pjesë dhe do të flasë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila do të mbahet nga 30 shtatori deri më 4 tetor 2024 në Strasburg. Në vitin kur Këshilli i Evropës e shënon 75-vjetorin e themelimit të tij, ministri Mucunski, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Parlamentare, Teodoros Rusopullos, siç bënë të ditur nga MPJ, do të flasë para delegacioneve parlamentare të vendeve anëtare të organizatës.
Shkup - Në Gjykatën Kushtetuese në vijim është seanca publike pas kërkesës për diskriminim në bazë të përkatësisë politike, të paraqitur nga Dimitar Apasiev. Në seancë të pranishëm janë parashtruesi i iniciativës Dimitar Apasiev dhe ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Parashtruesi i kërkesës, Apasiev thotë se ka qenë "i diskriminuar" sipas përkatësisë politike si deputet nga Talat Xhaferi i cili në atë kohë e kryente funksionin kryetari Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Nismën theksohet se kryetari i Kuvendit nuk ka vepruar sipas Ligjit për referendum, për propozim-kërkesën e Apasiev ka vendosur vetë, në vend që t'ia dorëzojë Komisionit ligjdhënës-juridik dhe kryetarit i trupit amë punues për të dhënë një mendim për rregullsinë e nismës.
Shkup - Në galerinë e Qendrës Informative-Kulturore të RMV-së në Sofje, sot do të hapet ekspozita "Motivet nga nënqielli i Pollogut" i artistëve figurativ, Ilirjan Beqiri dhe Agron Abduli. Dy artistët nga Tetova do të ekspozojnë rreth njëzet vepra nga opusi i tyre i fundit figurativ. Në ekspozitë do të mund të shihen pikturat e Ilirjan Beqirit, të punuara në teknikën e ngjyrave me vaj në pëlhurë dhe pikturat e Agron Abdulit, të punuara në teknikën e ngjyrave akrilike në pëlhurë. Në hapjen e ekspozitës do të marrin pjesë dy artistët figurativ- pedagogë, të cilët do të njohin publikun me artin, krijimtarinë dhe veprimtarinë e tyre.
Shkup - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.656 thirrje në numrin 112 gjatë 24 orëve të fundit dhe 16 zjarre në qiell të hapur. Ende është aktiv zjarri në ndërtesën në Çair të Shkupit. Siç njofton QMK-ja, nga 1.656, thirrje "reale" kanë qenë 58,76 për qind, ndërsa 41,24 për qind kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. "Policisë i janë drejtuar 60,65 për qind, Ndihmës së shpejtë 27,21 për qind, ndërsa zjarrfikësve 9,18 për qind nga thirrjet reale në numrin 112 në QMK", thuhet në kumtesë.
Bruksel - Parlamenti Evropian publiki se fillon kontrollin për konfliktin e interesave të komisionerëve të rinj të propozuar evropian. Hetimi do të kryhet nga komisioni parlamentar i çështjeve ligjore dhe pritet të përfundojë brenda datës 18 tetor. PE thekson se kontrollet bëhen në takime të mbyllura dhe rezultatet do të shpallen pas përfundimit të kontrollit për të gjithë kandidatët. Deklaratat e kandidatëve për interesat e tyre do të publikohen pas përfundimit të kontrollit dhe para fillimit të seancave dëgjimore në komisionet parlamentare. Kandidatët duhet të deklarojnë nëse janë në konflikt interesi në lidhje me detyrat e ardhshme në Komisionin Evropian.
Bruksel - Kërkesa e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë për ndërhyrjen e Komisionit Evropian në lidhje me çmimet standarde më të larta të energjisë elektrike në tregun energjetik në Evropën Juglindore në krahasim me ato të vendeve të Evropës Perëndimore, do të jetë në agjendën e takimit të Këshillit ministror për transport, telekomunikacion dhe energji të BE-së, i paraparë për më 15 tetor në Luksemburg. Ministri i Energjetikës së Rumanisë, Sebastian Burduja deklaroi se kërkesa ka për qëllim të krijojë një treg funksional të energjetikës, duke vënë në dukje se Bukureshti, Athina dhe Sofja respektojnë rregullat evropiane në lidhje me tendencat për dekarbonizimit dhe tranzicionin e gjelbër, kështu që ata kërkojnë "të drejta të barabarta në qasjen për energji me çmime konkurruese, të krahasueshme me ato të paguara nga vendet e tjera të BE-së.
Moskë- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova sot deklaroi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mundur të bisedojë me ministrin Sergej Lavrov për krizën ukrainase në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së. “E dini, nëse ajo temë vërtet e shqetëson Aleksandër Vuçiqin, ai do të kishte biseduar me Sergej Lavrovin në margjinat e AP të KB-së, kur të dy ishin atje dhe kur ai dha një deklaratë të tillë", theksoi Zaharova, duke komentuar deklaratën e Vuçiqit për kohëzgjatjen e konfliktit në Ukrainë.
Uashington - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken ka zhvilluar bisedë me sekretarin e sapoemëruar të përgjithshëm të NATO-s Mark Rute, me ç'rast e ka uruar për marrjen e funksionit, kumtoi mbrëmë Departamenti amerikan i Shtetit. "Sekretari i shtetit Blinken dhe sekretari i përgjithshëm Rute diskutuan për mbështetjen e menjëhershme dhe afatgjatë të Ukrainës nga SHBA-ja dhe NATO-ja, duke përfshirë zbatimin e Programit për siguri dhe stërvitje të NATO-s për Ukrainën, me qëllim që ta ndihmojë atë të mbrohet sot dhe të parandalojë agresionin rus në të ardhmen", thuhet në kumtesë. Blinken dhe Rute gjithashtu diskutuan dhe për planin e veprimit të aleatëve, të dakorduar në samitin në Uashington në korrik të këtij viti.
Taipei – Tajfuni i fuqishëm “Kraton” e goditi Tajvanin, me çka humbën jetën dy persona, ndërsa më shumë se 100 janë lënduar, njoftuan sot mediat lokale. Tajfuni solli erë të fuqishme dhe shi, duke i detyruar autoritetet që t’i mbyllin shkollat dhe zyrat në të gjitha qytetet dhe qarqet dy ditë me radhë, njoftoi ueb-faqja “Fokus Tajvan”. Dy persona humbën jetën, ndërsa 102 janë lënduar, përderisa dy konsiderohen si të zhdukur, deklaroi një përfaqësues zyrtar nga Tajvani. “Për shkak të erërave dhe reshjeve të fuqishme, 58.109 amvisëri përkohësisht mbetën pa rrymë, furnizimi më vonë ishte ripërtërirë, por 3.490 shtëpi ende janë pa rrymë”, njoftoi Ministria e Ekonomisë.
Nju Jork - Kombet e Bashkuara në lidhje me vendimin e Izraelit që ta shpall Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh si "persona non grata", thonë se ky është edhe një sulm tjetër nga Tel Avivi ndaj stafit të KB-së”. Zëdhënësi i KB-së, Stefan Duzharik përshëndeti mbështetjen e anëtarëve të Këshillit të sigurisë së KB-së për Gutereshin në seancën e Lindjes së Mesme dhe ka komentuar vendimin e Izraelit. “E pamë këtë publikim me të cilin Izraeli e shpalli Sekretarin e përgjithshëm të KB-së si person të padëshiruar dhe këtë e shohim si deklaratë politike të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu”, ka thënë Duzharik.
Gazë - Armata izraelite (IDF) nga 7 tetori 2023 ka vrarë 902 familje palestineze në Rripin e Gazës, kumtuan autoritetet palestineze në Gazë. "Si pjesë e gjenocidit që e ka kryer armata okupatore izraelite me përkrahjen e plotë amerikane, 902 familje palestineze janë shfarosur, janë shlyer nga regjistri qytetar, pasi të gjithë anëtarët e tyre janë vrarë", pohojnë autoritetet palestineze. Sipas të dhënave të tyre, armata izrelite "ka shfarosur 1.364 familje palestineze, duke lënë gjallë vetëm një anëtar të familjes, ndërsa në mënyrë të ngjashme ka shfarosur 3.472 familje palestineze, duke lënë gjallë vetëm dy anëtarë të familjes".
Doha - Presidenti iranian Masud Pezeshkijan ka mbajtur takim me përfaqësuesit politikë të Hamasit në Doha dhe dërgoi porosi të re deri te pushteti izraelit. Ai paralajmëroi se çdo aksion i ri izraelit do të marrë përgjigje më të fuqishme. "Vendet perëndimore i dhanë premtime të rreme Iranit dhe i kanë bërë thirrje në përmbajtshmëri për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Gazë. Megjithatë, vazhdimi i krimeve izraelite na ka shtyrë të japim përgjigje të ashpër", deklaroi presidenti iranian.
Kolumbos - Kapiteni i Inter Majamit, Lionel Mesi, fitoi trofeun e 46-të në karrierën e tij. Argjentinasi me Inter Majamin u bë kampion në sezonin e rregullt në ligën MLS, duke fituar trofeun „Supporters’ Shield“. Mbrëmë si mysafir, Inter Majami e fitoi Kolumbus Kru me 3:2 dhe siguroi vendin e parë në Lindje, duke marrë parasysh diferencën prej 11 pikë të paarritshme ndaj konkurentëve të tij më të afërt në dy ndeshje para fundit të pjesës së rregullt të sezonit në Ligën amerikane të futbollit. Vitin e kaluar, 37-vjeçari argjentinas fitoi Kupën e Ligës me Inter Majamin. Mesi më parë ka luajtur edhe për PSZH-në, me të cilën ka fituar dy herë kampionatin francez dhe ka fituar Superkupën e Francës dhe për Barcelonën me të cilën ka fituar 34 trofe.
Birmingham - Trajneri i Aston Vilës, Unai Emeri, i tregoi ambicjet e ekipit të tij këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Ekipi nga Birminghami mbrëmë si vendas ka mposhtur Bajernin e Mynihut me rezultatin 1:0 në ndeshjen e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve. "Dëshirojmë të luajmë në Evropën vazhdimisht në nivel të lartë. Kemi luftuar shkëlqyeshëm dhe fituam. Kemi gjasë të hyjmë në tetë ekipet më të mira", theksoi Emeri.
Los Anxhelos – Mark Çavez, një nga dy mjekët nga Kalifornia, të cilët janë në mesin e pesë personave të akuzuar për vdekjen e Methju Perit, u deklarua fajtor pas akuzave për shpërndarje të jashtëligjshme të “Ketamin”-ës, transmeton “Nju Jork dejlli njuz” Mjeku Çavez kërcënohet me dënim me burg deri 10 vjet nëse dënohet. Mjeku tjetër i akuzuar në rastin, Salvador Plasensia u deklarua fajtor, si dhe Xhezvin Sanga, e cila nga prokurorët është quajtur dilere dhe “Mbretëresha e Ketaminës”. Që që dy shkojnë në gjykim në mars. Asistenti personal i Perit, Kenet Ivamasa i cili e pranoi se ia ka injektuar ilaçin, dhe ndërmjetësuesi i cili tha se e ka blerë ketaminën nga Sanga, tashmë paraprakisht u deklaruan fajtorë.