• среда, 15 јануари 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 10 janar/ 2024

Shkup - Deputetët sot pasdite me 61 vota "pro", 22 kundër dhe asnjë abstenim e kanë përkrahur interpelancën e kryetares së Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti, të dorëzuar nga grupi parlamentar i partisë E Majta. Kuvendi konstatoi se pretendimet në interpelancë për punën e Dautit janë të bazuara. Deputetët e LSDM-së nuk kanë marrë pjesë në seancë. Interpelancën e ka elaboruar deputeti Sashko Jançev, i cili tha se Dauti me "sjelljen e saj jokoshinete, jopërgjegjëse, jokushtetuese dhe antiligjore" e frenon Ligjin për mbrojtësit me atë që nuk e vendos në rend dite të Komisioni me të cilin kryeson.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane  Orhan Murtezani sot u takua me Ambasadorin e Sllovakisë, Henrih Markush. Takimi, siç thonë nga Ministria për Çështje Evropiane,   u mbajt në një atmosferë  bashkëpunimi të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore mes të dyja vendeve, ndërsa temë kryesore i diksutimit ka qenë  procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ku u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale dhe perspektivat e vendit në këtë kontekst.  

Shkup - EMV njoftoi se në thirrjen publike të shpallur më 31 dhjetor të vitit 2024, për furnizimin e rezervave për lëndë djegëse alternative për 15 ditë punë të ngrohtoreve, nga ana e EMV Prodhim i ngrohjes - SHPKNJP Shkup, për të cilin hapja e ofertave ishte më 8 janar, nuk është dorëzuar asnjë ofertë. Për shkak të kësaj, nga EMV Prodhim i ngrohjes, theksojnë se punojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes adekuate.

Shkup - Në Kuvend, në kuadër të seancës së 29-të, pasdite ka filluar debati rreth pikës së parë të rendit të ditës - interpelancë për punën e Ilire Dautit - deputete e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni "Fronti Evropian", kryetare e Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe rini. Interpelancën në nëntor në Kuvend e kanë dorëzuar gjashtë deputetë të Të Majtës, ndërsa sot e elaboroi deputeti Sashko Jançev. Tha se Ilire Dauti me "sjelljen e saj jokoshinete, jopërgjegjëse, jokushtetuese dhe antiligjore" e frenon Ligjin për mbrojtësit me atë që nuk e vendos në rend dite të Komisioni me të cilin kryeson.

 Shkup - Pas hyrjes në grevë të të punësurve në Prokurorinë e Shtetit dy ditë më parë, të martën, më 14 janar, në protesë[t dalin  të punësuarit nga gjashtë ministri, si dhe nga Enti Shtetëror i Statistikës. Këtë në një deklaratë për MIA-n e konfirmoi kryetari i Sindikatës së AOGJSH, Tërpe Deanoski, i cili tha se tani për tani pritet në ptotestë të dalin të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Mjedisit Jetësor, Çështjeve Evropiane, Transformimit Digjital, Transportit dhe Komunikimit, Ekonomisë dhe Punës, si dhe të punësuarit në Entin Shtetëror të Statistikës.

Kiev - Ukraina nuk planifikon të nënshkruajë asnjë marrëveshje për vazhdimin e transitit të gazit rus, por në vend të kësaj do të fokusohet në rritjen e prodhimit të gazit në më shumë se 20 miliardë metra kub në vitet e ardhshme, tha sot kryeministri ukrainas Denis Shmihal. "Ne nuk planifikuam dhe nuk planifikojmë të nënshkruajmë asnjë marrëveshje për vazhdimin e transitit të gazit rus. Në të njëjtën kohë, do të vazhdojmë t'i plotësojmë obligimet tona nga Marrëveshja për asocim dhe duam të mbesim partner i sigurtë për aleatët tanë evropian", tha ai në fjalimin për deputetët e Radës Supreme.

Londër - Revista shkencore "Lanset" publikoi se numri i të vrarëve mes palestinezëve në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në nëntë muajt e parë të luftës me siguri është nënvlerësuar për rreth 40 për qind, sepse është shkatërruar infrastruktura shëndetësore në Rripin e Gazës.  Vlerësimet e akademikëve nga Shkolla londineze për higjienë dhe mjekësi. Universiteti Jeil dhe institucione të tjera tregojnë për 64.260 raste të vdekjes nga plagë traumatike mes tetorit të vitit 2023 dhe fundit të qershorit të vitit 2024, që është për rreth 41 për qind më lartë nga shifra zyrtare e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Bruksel - NATO nuk do ta mbështesë propozimin e presidentit të sapozgjehdur amerikan Donald Tramp për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në pesë për qind të BPV-së, por me siguri do të pajtohet në alokime më të larta se marzhi aktual prej dy përqind të BPV-së. Tramp të martën tha se vendet-anëtare të Organizatës së Marrëveshjes Atlantike të Veriut duhet të shpenzojnë pesë prë qind të BPV-së së tyre për mbrojtje, që është shumë më lartë nga qëllimi aktual prej dy për qind dhe vlerë që deri më tani nuk është siguruar nga asnjë vend-anëtar, përfshirë edhe SHBA-në.

 Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni ende nuk ka marrë ftesë për inaugurimin e presidentit të posazgjedhur amerikan, Donald Tramp, më 20 janar, deklaroi sot zëdhënësja e saj Pola Pinjo. "Nëse merr ftesë, do të shohim, por për momentin nuk ka plane (që të marrë pjesë në inaugurim)", tha Pinjo.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen menjëherë pas Vitit të Ri është hospitalizuar në një spital, ku mbeti rreth një javë, njoftoi DPA duke i'u referuar burimeve në KE. Zëdhënësi i Komisionit Evropian për "Euraktiv" konfirmoi se Fon der Lajen është hospitalizuar për shkak të pneumonisë rreth një javë, duke shtuar se ajo "nuk ishte në kujdes intensiv".

Bukuresht - Mijëra rumunë protestuan sot para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese kundër anulimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në dhjetor, në të cilat fitoi një kandidat prorus pak i njohur. Protestat mbahen nga 6 dhjetori kur Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet, dy ditë para raundit të dytë.

Kopenhagë - Kryeministrja daneze Mete Frederiksen tha se nuk beson që presidenti i spaozgjedhur Donald Tramp mund të tentojë me dhunë ta marrë Grenlandin. "Nuk kemi arsye të besojmë se kjo do të ndodh", tha sot kryeministrja. Frederiksen tha se bën përpjekje të fillojë biseda me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp për deklaratat e tij për marrjen e kontrollit ndaj Grenlandit.

Moskë - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, sot deklaroi se presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski,  është treguar si një "përbindësh gjakatar".  "Volodimir Zelenski, i cili paralajmëroi se dëshiron të dërgojë personel ushtarak të huaj në Ukrainë, u tregua  si një përbindësh gjakatar, sepse pasi i ka shkatërruar tashmë qytetarët e tij, tani planifikon të shkatërrojë edhe të huajt", deklaroi Zaharova për mediat ruse.

Karakas - Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro sot u betua për mandatin e tretë radhazi, edhe pse rizgjedhja e tij ishte kontestuar nga opozita, e cila shpalli fitore të kandidatit të saj, transmetuan agjencitë botërore. "Betohem se ky mandat i ri presidencial do të jetë (mandat) i paqes", i tha Maduro kryetarit të Kuvendit Nacional Horhe Rodrigez.

 Sana - Forcat izraelite kanë goditur sot termocentralin Heziaz në Sana, raportojnë mediat jemenase të afërta me grupin militant Huthët. Firma britanike e sigurisë "Ambri" bëri të ditur paraprakisht sot se kishte marrë raporte për sulme ajrore në zonat e Jemenit të kontrolluara nga Huthët, duke përfshirë portin Ras Isa, i cili është terminali kryesor i eksportit të naftës në Jemen, raportojnë mediat britanike.

Остани поврзан