MIA FLESH
- Shkup - Në fokusin e Qeverisë së Maqedonisë është ekonomia dhe në gjashtë muajt e fundit të mandatit të saj, ajo i ka dedikuar rëndësi ndryshimeve që do të sjellin parashikueshmëri për investitorët dhe kushte më të mira për investime. Kjo u deklarua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila ishte referuese në Forumin “Invisso”, që njihet paraprakisht si "Euromoney", i cili po mbahet në Vjenë.
18:00/ 14 janar/ 2024
Shkup - Në fokusin e Qeverisë së Maqedonisë është ekonomia dhe në gjashtë muajt e fundit të mandatit të saj, ajo i ka dedikuar rëndësi ndryshimeve që do të sjellin parashikueshmëri për investitorët dhe kushte më të mira për investime. Kjo u deklarua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila ishte referuese në Forumin “Invisso”, që njihet paraprakisht si "Euromoney", i cili po mbahet në Vjenë.
Shkup - Nesër përfundon shporta konsumatore e Vitit të Ri, e cila zgjati një muaj dhe u formua me nismë të sektorit të biznesit. Ajo përfshinte mbi një mijë produkte, ndërsa kompetentët prisnin që çmimet e produkteve ushqimore bazë të uleshin për të paktën 10 përqind.
Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pasditen e sotme përmes kumtesës informoi se roli i tij si kryetar ka përfunduar me procesin e interpelancës së kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti. Siç thekson Gashi, çështjet e shkarkimeve apo dorëheqjeve janë në kompetencë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, grupeve parlamentare apo deputetëve.
Shkup– Kryetari i Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Gjorgji Sajkoski në një deklaratë për MIA-n thotë se Komisioni nuk është kompetent që vetë të ndërmarrë diçka lidhur me interpelancën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti dhe se nuk ka marrë kurrfarë njoftimi deri më tani.
Shkup - Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva sot në konferencë për shtyp theksoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për protestën e mbajtur nga sindikata e AOGJSH-së dhe theksoi se ka dyshime se ajo është e motivuar politikisht. Ajo nënvizoi se Qeveria është partner i të gjithëve dhe është e hapur për të gjitha propozimet dhe sugjerimet.
Shkup - Grupi parlamentar i së Majtës, i cili dorëzoi interpelancën për kryetaren e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Ilire Dauti, do të presë disa ditë që të prononcohet Fronti Evropian nga radhët e të cilëve është Dauti, dhe të shohë nëse ajo do të japë dorëheqje nga funksioni, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, do të dorëzojnë propozim për shkarkimin e saj në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
Shkup - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski prej nesër do të qëndrojë në konferencë të rregullt të Komitetit ushtarak të NATO-s në format të shefave të Shtatëmadhorive nga vendet anëtare të NATO-s dhe partnerët.
Shkup – SHA EMV sot informoi se nuk është zgjedhur firmë për gërmimin e qymyrit dhe mbetjeve ndërshtresore në KME “Manastir”, pas thirrjes së publikuar në sistemin elektronik për furnizime publike më 13 dhjetor të vitit të kaluar.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofija Filipidu. Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit parlamentar bilateral në të gjitha nivelet, si dhe për nevojat e mundshme për të ndërmarrë hapa për pasurimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë midis dy vendeve.]
Shkup – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska sot ka realizuar takim me ambasadorin e Çekisë në Maqedoni, Jarosllav Ludva, i shoqëruar nga udhëheqësi i departamentit ekonomik – konsullor, Kvetosllav Sulek.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot zhvilloi takim me ambasadorin Uiliam Uoker, ish shef i Misionit verifikues të OSBE-së, për të diskutuar një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë moderne të Kosovës: masakrën e Reçakut dhe dëshminë e paçmueshme të ambasadorit Uoker për këto ngjarje.
Prishtinë - Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEKS) publikoi se përkohësisht do ta përforcojë Njësinë e Specializuar Policore (NJSP) me sistemimin e pjesëtarëve të forcave evropiane të xhandarmërisë nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia.
Tiranë - Viti 2024 ka rezultuar një tjetër vit rekord për turizmin e Shqipërisë me rreth 11.7 milionë vizitorë të huaj.
Moskë - Moska sot kumtoi se Ukraina ka gjuajtur gjashtë raketa balistike amerikane ATAKMS, gjashtë raketa britanike "Storm shedou" dhe të paktën 146 dronë ndaj Rusisë dhe se sulmi nuk do të mbetet pa përgjigje.
Gjenevë - Donald Tramp do të flasë onlajn në takimin vjetor të elitës globale politike dhe të biznesit në Davos javën e ardhshme, disa ditë pas marrjes së detyrës si president i SHBA-së, kumtoi sot Forumi ekonomik botëror.
Varshavë - Kryeministri polak Donald Tusk dje deklaroi se do të bashkëpunojë me aleatët për vendosjen e masave juridike që të ndërpritet lëvizja e anijeve në Detin Baltik në ujërat të cilat nuk i takojnë asnjë vendi.
Bruksel - Eurokomisarja për zgjerim Marta Kos sot deklaroi se ekziston perspektivë reale që një deri tre vende ta arrijnë qëlllimin për zgjerim gjatë mandatit aktual të Komisionit.
Bruksel – Bashkimi Evropian (BE) është thellësisht i shqetësuar nga vendimi i SHBA-së për kufizim të mëtejshëm të eksportit të çipave të avancuar të inteligjencës artificiale dhe beson se do të ketë efekt potencial negativ, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian për sovranitet teknologjik, mbrojtje, hapësirë dhe hulumtim, Toma Renie.
Bruksel - Mbledhja e parë e Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur do të mbahet nesër në Bruksel, është konfirmuar sot në kryeqytetin belg.
Kiev - Ushtria ukrainase sot kumtoi se vala e sulmeve gjatë natës në territorin rus ka qenë sulmi "më masiv" i këtij lloji që nga fillimi i luftës, gati tre vjet më parë.
Peking - “Nuk ka asnjë përplasje të interesave themelore apo përplasje gjeopolitike midis Kinës dhe Bashkimit Evropian (BE), gjë që i bën ata partnerë që mund të kontribuojnë në përparimin e përbashkët”, tha sot presidenti kinez Si Xhinping gjatë një bisede telefonike me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot deklaroi se Hamasit i mbetet ta finalizojë armëpushimin në Gazë, duke theksuar se propozimi i fundit është në tryezën e bisedimeve në Katar.