• вторник, 25 јуни 2024

Meta e uroi Mickoskin: jam plotësisht i bindur se do të jeni shembull për inspirim

Meta e uroi Mickoskin: jam plotësisht i bindur se do të jeni shembull për inspirim

Tiranë, 24 qershor 2024 (MAI) - Ish-presidenti i Shqipërisë dhe lider aktual i Partisë së lirisë, Ilir Meta e uroi Hristian Mickoskin për funksionin e kryeministrit dhe zgjedhjen e qeverisë duke shprehur bindje të plotë se "do të jetë shembull për inspirim".

Në Fejsbuk, Meta shkroi se beson se me programin e vet kjo qeveri do të jetë shembull inspirues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e eksprotit, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

"Shumë suksese Qeverisë së Kryeministrit, Hristijan Mickoski, të votuar mbrëmë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut! Besimplotë se me programin e saj të shkëlqyer ekonomik do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut", shkroi Meta.

Urim të veçantë, qëndron më tutje, edhe për gjashtë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që besoj do të bëjnë më të mirën për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave të tyre përmes frymës së bashkëpunimit”.

Meta edhe më parë shfaqi mbështetje për VMRO-DPMNE-në dhe liderin Mickoski, ia uroi fitoren në zgjedhje duke porositur se është "optimsit për të ardhmen e Maqedonisë, të cilën e presin ditë shumë më të mira". ab/

Foto: printskrin FB Ilir Meta

Остани поврзан