• петок, 05 декември 2025

Merci dhe Makroni në bisedime në Berlin mbi pavarësinë digjitale evropiane

Merci dhe Makroni në bisedime në Berlin mbi pavarësinë digjitale evropiane

Berlin, 18 nëntor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc, presidenti francez Emanuel Makron, ministrat nga vendet e BE-së dhe liderët e biznesit do të takohen sot në Berlin për të diskutuar mënyrat se si Evropa mund të zvogëlojë varësinë e saj nga kompanitë teknologjike joevropiane.

Në Samitin evropian për sovranitet digjital pritet të marrin pjesë delegacione nga 23 vende. Merci dhe Makroni duhet të mbajnë fjalimet kryesore.

Priten më shumë paralajmërime për bashkëpunim dhe investime nga kompanitë gjermane dhe franceze në fusha të tilla si infrastruktura kompjuterike, teknologjia kuantike, shëndetësia, mbrojtja dhe dronët, kumtuan burime qeveritare në Berlin.

Fokusi qendror i Samitit do të jetë "cloud computing" dhe si Evropa mund të zhvillojë infrastrukturën e saj të sigurt për ruajtjen e të dhënave qeveritare dhe të korporatave.

Për momentin, kompani të mëdha amerikane si Amazon, Majkrosoft dhe Gugll dominojnë tregun e cloud computing. Samiti do të debatojë gjithashtu përdorimin e softuerëve në agjencitë qeveritare dhe administratën publike.

Foto: arkivi

Остани поврзан