• петок, 05 декември 2025

Merc skeptik lidhur me afatin e Trampit për planin paqesor për Ukrainën

Merc skeptik lidhur me afatin e Trampit për planin paqesor për Ukrainën

Londër, 23 nëntor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi se nuk është i bindur se një zgjidhje, e pranueshme për Ukrainën, do të gjendet në afatin që e ka vendosur presidenti amerikan, Donald Tramp në bazë të propozimit për planin paqesor të SHBA-së, njofton gazeta britanike "Gardian".

Ai vlerësoi se marrëveshja ende është "shumë larg".

"Sot është e diel. Plani i presidentit Tramp është të arrihet marrëveshje të enjten. Kjo nuk do të thotë se është plotësisht e pamundur... Por jam skeptik se një rezultat i tillë është i mundur, duke marrë parasysh dallimet aktuale", tha Merc në margjinat e samitit të G20 në Afrikën e Jugut.

Tramp i dha Ukrainës afat deri të enjten e javës së ardhshme për t'u dakorduar me planin prej 28 pikave.

Megjithatë, ai tha se plani nuk është "ofertë përfundimtare" dhe se afatet mund të zgjaten nëse procesi "shkon mirë". bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан