Mekfarlan: Çellsi meritoi pikë kundër Fulhamit
- Trajneri i përkohshëm i Çellsit, Kalum Mekfarlan e komentoi humbjen me rezultatin 2:1 mbrëmë si mysafir të Fulhami në xhiron e 21-të të Premier Ligës angleze.
Londër, 8 janar 2026 (MIA) - Trajneri i përkohshëm i Çellsit, Kalum Mekfarlan e komentoi humbjen me rezultatin 2:1 mbrëmë si mysafir të Fulhami në xhiron e 21-të të Premier Ligës angleze.
"Ishte ndeshje e vështirë. Kartoni kuq ishte faktor i madh, që e ndryshoi planin tonë. Do të duhet të shohim se çka ka ndodhur. Kemi luajtur mirë me përjashtim të një pjese të vogël të ndeshjes. Çellsi pati shumë mundësi dhe raste në pjesën e dytë. Çellsi meritoi pikë në këtë ndeshje. Deri në tetë minutat e fundit isha i bindur se mund të të nxjerrim barazim ose madje edhe të fitojmë", deklaroi Mekfarlan pas ndeshjes.
Çellsi është në vendin e 8-të në tabelë me 31 pikë, aq sa ka edhe Fulhami në vendin e 9-të. bsh/
Foto: EPA