• петок, 05 декември 2025

"Megjashi" do ta paralajmërojë konferencën e katërt për arsim paqësor

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" sot në konferencë për shtyp do ta paralajmërojë Konferencën e katërt për arsim paqësor që zyrtarisht do të hapet nesër dhe do të zgjasë deri më 22 nëntor.

"Megjashi" informon se qëllimi i konferencës është të tregojë për nevojën e një integrimi më të thellë të arsimit paqësor në kurikulat mësimore përmes promovimit të paqes dhe mosdhunës si vlera themelore në sistemin edukativ-arsimor.

"Në konferencën treditore do të organizojnë një sërë ngjarjesh dhe debatesh për promovim të vlerave të paqes, duke e ndjekur misionin e 'Megjashit' për ndryshim të botës së nxënësve - nga ulja e dhunës deri te kultivimi i dialogut dhe empatisë. Arsimi paqësor sot paraqet një prej investimeve më moderne në të ardhmen e gjeneratave të reja - i përgatitë të kontribuojnë drejt ndërtimit të një shoqërie stabile dhe të qetë në të cilën secili e gëzon të drejtën e mundësive të barabarta", theksoi Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi".

Projekti për arsim paqësor "Megjashi" zbatohet që prej vitit 2011 dhe prej atëherë mbi 300 mësimdhënës dhe shërbime profesioniste kryen aktivitete të ndryshme me mbi 8000 nxënës.

Në konferencën për shtyp do të flasin Dragi Zmijanac - kryetar dhe themelues i "Megjashit", Fatmire Ajdari - aktiviste paqësore dhe koordinuese e programit për arsim paqësor, Amjad Mitri - koordinues rajonal për Ballkanin Perëndimor, Safet Neziri -sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Valentina Shterjovska - profesoreshë në SHM "Gostivar". ab/

Foto: Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi"

 

 

 

Остани поврзан