Mediat shtetërore iraniane raportuan për stërvitje raketore në qytete të ndryshme të Republikës Islamike
- Mediat shtetërore iraniane raportuan sot për stërvitje raketore në qytete të ndryshme të Iranit, duke cituar burime dhe dëshmitarë okularë.
Teheran, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Mediat shtetërore iraniane raportuan sot për stërvitje raketore në qytete të ndryshme të Iranit, duke cituar burime dhe dëshmitarë okularë.
Në kanalet e tyre Telegram, televizioni shtetëror iranian dhe agjencia gjysmëzyrtare Nurnjuz publikuan pamje të lansimeve të dyshuara të raketave, pa specifikuar se ku janë incizuar.
Mediat vunë re vetëm se lansimet janë kryer në qytetet e Teheranit, Isfahanit dhe Mashhadit.
Autenticiteti i videove tni për tani nuk mund të përcaktohet.
Foto: Arkivi