• четврток, 25 декември 2025

Me një sërë aktivitetesh, Kuvendi i bashkohet fushatës "16 ditë aktivizmi", me një 1 dhjetor debat publik për zbatimin e Konventës së Stambollit

Me një sërë aktivitetesh, Kuvendi i bashkohet fushatës

Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) – Me një sërë aktivitete dhe debate publike, Kuvendi i bashkohet fushatës "16 ditë aktivizmi kundër dhunës në bazë gjinore". Më 1 dhjetor, në organizim të Komisionit kuvendor për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve në kuadër të kësaj fushate do të mbahet debat publik me temë "Zbatimi i konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e Dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit).

Kryetarja e Komisionit, Zhaklina Peshevska në seancën e sotme informoi se duhet të punojnë intensivisht si ligjvënës, siç tha, sepse ka gjithnjë e më shumë dhunë në shoqëri.

"Shumë shoqata joqeveritare janë të interesuara të marrin pjesë në këtë debat publik dhe ky është një tregues se jemi në rrugën e duhur, se po pranojmë të gjitha palët relevante të marrin pjesë në këtë temë shumë të rëndësishme", tha Peshevska.

Më 25 nëntor, deputetët dhe deputetet do të dalin nëpër qendër të Shkupit para qytetarëve Të shpërndajnë fletushka me përmbajtje edukative rreth dhunës me bazë gjinore. Gjithashtu, po atë ditë, në Kuvend do të mbahet edhe një debat mbi gjuhën e urrejtjes kundër grave në politikë, ndërsa më 5 dhjetor, në Kuvend do të mbahet një aktivitet për gratë rurale.

"16 ditë aktivizmi" është një fushatë ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit, duke filluar më 25 nëntor, Ditën ndërkombëtare të eleminimin të dhunës ndaj grave, ndërsa përfundon më 10 dhjetor, Ditën e të drejtave të njeriut. Fushata filloi me aktiviste në Institutin e parë Global të Lidershipit të Grave në vitin 1991 dhe vazhdon të koordinohet nga Qendra për Lidershipin Global të Grave. Mbi 6.000 organizata në afërsisht 187 vende kanë marrë pjesë në Fushatë që nga viti 1991, duke arritur 300 milionë njerëz.

Konventa është nënshkruar më 11 maj 2011 në Stamboll, Republika e Turqisë, prandaj njihet si Konventa e Stambollit. Republika e Maqedonisë ishte ndër vendet e para që e nënshkroi Konventën. Ajo u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 22 dhjetor 2017 dhe hyri në fuqi më 1 korrik 2018. Konventa përmban 12 kapituj dhe 82 nene. ls/

Foto: MIA

Остани поврзан