• четврток, 04 декември 2025

Me fjalët hyrëse të mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan

Me fjalët hyrëse të mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Në sallën e gjyqit në Idrizovë sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, përfshirë fëmijë dhe u lënduan mbi 200 të tjerë. Gjykimi do të vazhdojë me fjalët hyrëse nga mbrojtja, pasi të gjithë të pandehurit deklaruan në seancën e mëparshme se nuk ndihen fajtorë për krimet për të cilat akuzohen.

Një pjesë e tyre shprehën ngushëllim ndaj familjeve të viktimave dhe theksuan se e kuptojnë aktakuzën, por nuk pranuan faj për "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjihshhme". 

Seanca e sotme nga gjykimi mund të përcillet drejtpërdrejt në MIA Youtube dhe në MIA Facebook.

Në seancën e kaluar fjalime hyrëse dha mbrojtja e të pandehurit të parë, pronarit të diskotekës Dejan Jovanov, pronarit të MMMM Kafe, Mitko Stojanov, personit të sigurimit Stojanço Dimitriev dhe Grozdan Millkovski, pronar i objektit. Një pjesë e të pandehurve në fjalimet hyrëse, e kontestuan bazën e aktakuzës. 

Avokatët theksuan se klientët e tyre nuk kanë ndërmarrë veprime që do të kishin lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen tragjike, dhe se kanë poseduar dokumentacion të vlefshëm. Ata paralajmëruan nxjerrjen e provave dhe dëshmitarëve të cilët, sipas tyre, do të konfirmojnë se të pandehurit nuk ishin përgjegjës për zjarrin dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale dhe jo fajësisë personale.

null

Praprakisht,  pronari i klubit "Puls" Dejan Jovanov, në fjalimin e tij pyra gjykatës theksoi se edhe pas nëntë muajve burg nuk mund të besojë për tragjedinë që ka ndodhur. Ai theksoi se si prind nuk do të lejonte kurrë të mungojë diçka në klub ku mblidhen të rinjt, ndër të cilët edhe fëmijët e tij.

Jovanovi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve, duke shtuar se familja e tij vuan të njëjtën dhimbje.

Në një fjalim për të pandehurin e tretë Mihaill Jovanov, prokurorja deklaroi se prokuroria nuk kishte ofruar asnjë provë kundër klientit të saj dhe nuk kishte saktësuar veprim konkret për të cilin po ngarkohej. Ajo vlerësoi se Jovanov është akuzuar vetëm për shkak se ai ishte djali i pronarit të diskotekës.

Paralajmëroi se mbrojtja do të prezantojë dokumente dhe dëshmitarë që do të konfirmonin se Jovanov nuk ka qenë pjesë e menaxhimit të klubit, por ishte student dhe pronar i ndërmarrjes së tij.

Avokati Bllagoja Jovanov, mbrojtës i Mitko Stojanov, drejtor i "MMM kafe", theksoi se akuza ndaj klientit të tij është e pabazuar dhe se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë shkakore-pësore midis veprimeve të tij dhe zjarrit.

Avokati mbrojtës së të pandehurit Grozdan Milkovski, pronar i objektit, theksoi se kontrata e qirasë është lidhur për periudhën nga 1.12.2012 deri më 1.12.2022 dhe se procedura e qirasë është e ligjshme. Avokatja Lidija Ristovska theksoi se Milkovski posedonte dokumentacion të vlefshëm gjatë dhënies me qira, nuk mori pjesë në aktivitete ndërtimi dhe nuk dha pëlqim për adaptimin e hapësirës së brendshme.

null

Avokatja e të akuzuarës Millka Edrovska, projektuese në Venci Proekt, arsyetoi se Edrovska ka qenë e angazhuar vetëm për përpilimin e aktvendimit të komunikacionit për hapësirat e parkimit, e jo për projekt të kompletuar. Derisa, Edrovska theksoi se ajo ka vepruar në mënyrë profesionale brenda kufijve të kompetencave të saj dhe se ndërmarrja nuk kishte asnjë lidhje me zjarrin. Siç tha ajo, gjatë këçyrjes në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se objekti i magazinës ishte përshtatur në diskotekë, por kjo nuk ishte përgjegjësia e saj.

Prokuroria, e përfaqësuar nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë, paralajmëroi se provat do të tregonin se klubi "Puls" ka qenë kurth vdekjeprurës që nga fillimi, rezultat i neglizhencës sistematike dhe lëshimeve institucionale.

Në bankën e të akuzuarve janë 37 persona – pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë komunash, gardianë dhe nëpunës shtetërorë. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан