• сабота, 27 јули 2024

Me dy orë vonesë vazhdoi debati në komision për ribalancin e Buxhetit

Me dy orë vonesë vazhdoi debati në komision për ribalancin e Buxhetit

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Komisioni për Financim dhe Buxhet sot e vazhdoi mbledhjen për ribalancin e Buxhetit me dy orë vonesë. Kryetarja e Komisionit Sanja Llukarevska para fillimit të mbledhjes kërkoi falje për vonesën, duke sqaruar se shkak për këtë ishte nevoja e ruatjes së procedurave. 

E para për fjalë në kuadër të debatit të sotëm është deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska e cila lidhur me ribalancin tha se shqetëson thellimi i deficitit buxhetor. Ajo në këtë kontekst citoi disa ekspertë ekonomikë sipas të cilëve "shteti po shkon drejt skllavërisë së borxhit”.

"Borxhi publik do të arrijë në 68 për qind të PBB-së në fund të vitit. Një rritje të tillë shteti ka pasur vetëm një herë, në kohën e pandemisë, por atëherë është ditur pse janë marrë ato para, për të ndihmuar kompanitë, e tani nuk dihet pse", theksoi Trençevska, duke iu referuar ekspertëve.

Ajo foli edhe për ekspozenë e djeshme të ministres së Financave, Gordana Dimitrievska - Koçoska me konstatim se me të dhënat e deklaruara, Qeveria vetë demantohet kur thotë se situata ekonomike është në vdekje klinike. 

"Nuk ka para për paga më të larta, shkurtoni edhe nga personat me nevoja të veçanta", potencoi Trençevska e cila për momentin flet edhe për huanë nga Hungaria. 

Debati i përgjithshëm për Ribalancin e buxhetit zgjat maksimum tri ditë, ndërsa debati për amandamentet, për të cilin janë dorëzuar 58 amendamente, gjashtë ditë. Dje, në ditën e parë të debatit, ministrja Dimitrieska-Koçoska ka shpjeguar ribalancin, duke theksuar se është krijuar në përputhje me gjendjen aktuale në buxhet. Siç tha Dimitrieska-Koçoska, janë siguruar mjete për gjithçka që duhet të paguhet sipas ligjit.

Në Ribalancin e buxhetit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318,2 miliarëd denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBB-së është projektuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 4,9 për qind. fc/

Fotografia: Printskrin

Тагови

Остани поврзан