• петок, 05 декември 2025

Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e shtetasit turk në Shtip kërkon ndryshim të veprës penale në "vrasje çasti"

Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e shtetasit turk në Shtip kërkon ndryshim të veprës penale në

Shtip, 27 nëntor 2025 (MIA) – Prokurorja nga Prokuroria Themelore Publike në Shtip, Biljana Tosheva Anakieva në fillim të gjykimit për pesë të përfshirët në vrasjen e shtetasit turk theksoi se do të dëshmojë se vrasje është kryer në mënyrë të pamëshirshme në një kafene në sheshin e qytetit “Liria” – Shtip. Ajo theksoi se kanë dëshmi për veprat e kryera penale të të akuzuarve në këtë rast. 

Nga prokurorja ishte theksuar se më 8 maj 2025, u krye vrasje e pamëshirshme, e organizuar me mbështetje logjistike, me vetëdije dhe në mënyrë aktive. I dyshuari i parë, autori i vrasjes, qëndronte në vend pa leje, me armë për të cilën nuk kishte leje dhe ishte dënuar në Turqi për vepra penale vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve. I dyshuari i dytë dhe i tretë ishin të dënuar gjithashtu në Republikën e Turqisë, ndërsa në Maqedoni u paraqitën me identitet të rremë. Prandaj, Prokuroria kërkoi dënim të rreptë për krimin e kryer.

Mbrojtja e të akuzuarve, në fjalët e saj hyrëse kërkoi që vepra penale të ndryshohet në “vrasje çasti” dhe se janë bërë lëshime, prandaj kërkoi që vepra të klasifikohet si “vrasje çasti”. Shenai Osmanov avokat i të dyshuarit të parë dhe të dyshuarit të katërt deklaroi se akuza nuk është e vërtetë, me dëshmi për këtë. 

“Sot patëm mundësinë të shohim një aktakuzë të hartuar mirë nga PTHP Shtip, por për fat të keq nuk është e vërtetë. Ne, si mbrojtje, kemi parë një sërë lëshimesh në aktakuzë dhe besojmë se PTHP e Shtipit nuk vërteton dyshim të arsyeshëm me një aktakuzë të tillë. Si mbrojtje, ne do të vërtetojmë të vërtetën se as vrasja nuk është kryer me dashje, dhe as bashkëpunëtorët nuk janë bashkëpunëtorë në veprën penale”, tha Osmanov.

Ai theksoi se shtetasi tani i vrarë turk ishte i njohur për sjelljet e tij të dhunshme, kërcënime dhe shantazhe të cilët i kishte bërë ndaj studentëve turq në Shtip, ndërsa edhe ai personalisht kishte parashtruar padi penale kundër tij, por siç thotë Prokuroria nuk ka ndërmarrë asgjë. 

Seanca e parë gjyqësore filloi nën masa të rrepta sigurie, në praninë e familjarëve të të akuzuarve në këtë rast, të cilët kanë ardhur nga Turqia. Për shkak të auditorit të madh për këtë rast gjykimi zhvillohet në sallën e madhe të Gjykatës së Apelit në Shtip. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан