• петок, 05 декември 2025

Mbreti Çarlls i tronditur dhe i neveritur nga sulmi me thikë në Angli

Mbreti Çarlls i tronditur dhe i neveritur nga sulmi me thikë në Angli

Londër, 2 nëntor 2025 (MIA) - Mbreti Çarllsi II sot deklaroi se është "i tronditur" nga sulmi me thikë në një tren në Anglinë lindore, ku u lënduan së paku dhjetë persona.

"Bashkëshortja ime dhe unë jemi absolutisht të tmerruar nga ky sulm i tmerrshëm me thikë. Ndjenjat tona mëtë thella janë me të gjithë të goditurit dhe të afërmit e tyre",tha mbreti në kumtimin në rrjetet sociale.

Policia britanike sot kumtoi se në këtë fazë e përjashton terrorizmin si motiv  për sulmin me thikë në trenin në afërsi të Kembrixhit.

"Në këtë fazë, nuk ka indikacione se bëhet fjalë për incident terrorist", tha Xhon Lavles, shef i policisë hekurudhore britanike.

Ai në konferencë për shtyp konfirmoi se dy persona janë arrestuar nën dyshimin për tentim vrasje, duke cekur se bëhet fjalë për dy shtetas britanikë, 32 dhe 35 vjeç, dhe se njëri prej tyre është me prejardhje karibiane.

Dhjetë persona janë lënduar në sulm, ndërsa nëntë prej tyre kanë plagë të rrezikshme për jetë.

Sulmi me thikë ndodhi mbrëmë në trenin në relacionin Donkaster-Londër Kings kros. Treni bëri ndalesë të paplanifikuar në stacionin Hantington në mënyrë që të intervenojë policia.

Stacioni Hantington ndodhet në rajonin universitar kembrixh, rreth 120 kilometra në veri të Londrës. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан