• сабота, 06 декември 2025

Mbi 600.000 njerëz mbetën pa energji elektrike pas sulmeve ruse në Ukrainë

Mbi 600.000 njerëz mbetën pa energji elektrike pas sulmeve ruse në Ukrainë

Kiev, 29 nëntor 2025 (MIA) - Mbi 600.000 njerëz mbetëm pa energji elektrike në Ukrainë pas sulmeve ruse me raketa dhe fluturake pa pilot, kumtoi Ministria ukrainase e Energjetikës.

"Si rezultat i sulmeve, mbi 500.000 konsumatorë në Kiev dhe mbi 100.000 konsumatorë në rajonin e tij sot në mëngjes mbetën pa energji elektrike", theksoi Ministria.

Siç u shtua, pothuajse 8.000 njerëz në rajonin e Harkovit mbetën pa energji elektrike. Sulmet filluan mbrëmë dhe vazhduan edhe në mëngjes. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

Остани поврзан