Mbape: Ronaldo është miku im dhe idhulli im
- Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape shpjegoi se ia dedikon golin e tij Kristiano Ronaldos në fitoren 2-0 ndaj Sevilës në raundin e 17-të të La ligës. Francezi festoi në stilin tradicional të portugezit.
Madrid, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape shpjegoi se ia dedikon golin e tij Kristiano Ronaldos në fitoren 2-0 ndaj Sevilës në raundin e 17-të të La ligës. Francezi festoi në stilin tradicional të portugezit.
Në ndeshjen e kampionatit spanjoll, Mbape shënoi golin e tij të 59-të për Real Madridin në vitin 2025, duke barazuar rekordin e Ronaldos për golat e shënuar gjatë një viti kalendarik.
"Kristiano është miku im dhe idhulli im. Festimi iu dedikua atij. Kristiano më ndihmoi të përshtatem këtu. Dua t'i dërgoj urimet e mia më të mira dhe ta uroj për festat e ardhshme. Ishte kënaqësi. Kam festën time, por doja t'ia dedikoja këtë gol posaçërisht atij", citon Mbapen, insajderi Fabricio Romano.
Mbape është lider në garën për gola në ligën spanjolle me 18 gola.
Foto: EPA