Mbështetje e ndryshimeve ligjore për ngrohje të detyrueshme në ndërtesat e reja aty ku ka mundësi
- Ndërtesa banesore afariste dhe ndërtesa për banim kolektiv në zonat ku ekziston mundësia teknike për lidhje me një sistem shpërndarjeje të energjisë së ngrohjes, është e detyrueshme të projektohet dhe të kryhet i gjithë instalimi mekanik ose teknik për përçimin e energjisë termike nëpërmjet ngrohjes me avull.
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Ndërtesa banesore afariste dhe ndërtesa për banim kolektiv në zonat ku ekziston mundësia teknike për lidhje me një sistem shpërndarjeje të energjisë së ngrohjes, është e detyrueshme të projektohet dhe të kryhet i gjithë instalimi mekanik ose teknik për përçimin e energjisë termike nëpërmjet ngrohjes me avull.
Kjo parashihet me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar, i cili sot mori mbështetje nga Komisioni parlamentar për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor.
Trupi kuvendor amë vendosi ta dërgojë për procedurë të mëtejshme Propozim - ligjin pasi konstatoi se nuk janë paraqitur amendamente.
Me ligjin duhet të mundësohet përdorimi efikas i energjisë dhe mbrojtja termike në zonat urbane ku ekziston mundësia për t’u lidhur me instalimet për furnizim me energji termike, siç është ngrohja qendrore, gjë që do të kontribuojë edhe në përmirësimin e mjedisit jetësor në zonat urbane gjatë periudhës së dimrit.
"Ndryshimet po bëhen për shkak të problemeve në praktikë me sigurimin e furnizimit cilësor dhe të unifikuar me energji termike për të gjitha ndërtesat për banim kolektiv dhe ndërtesat banesoreafariste. Qëllimi është të mundësohet një standard në jetesën moderne urbane, i cili do të mundësojë uljen e ndotjes gjatë periudhës së dimrit, informon Qeveria në sqarimin e Propozim - ligjit.
Në mbledhjen e Komisionit, mbështetje mori Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për rrugët publike, në lexim të parë, i cili është me flamur evropian. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s