MASH: Po e përforcojmë gjithëpërfshirjen me anëtarësimin në Agjencinë Evropiane për Nevoja të Veçanta dhe Arsim Gjithëpërfshirës
- - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot u takua me Zhoao Kosta, drejtor i Agjencisë Evropiane për Nevoja të Veçanta dhe Arsim Gjithëpërfshirës (EASNIE), dhe me Ruta Svarinskaite, të cilët këto ditë janë për vizitë në vendin tonë.
Shkup, 14 janar 2026 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot u takua me Zhoao Kosta, drejtor i Agjencisë Evropiane për Nevoja të Veçanta dhe Arsim Gjithëpërfshirës (EASNIE), dhe me Ruta Svarinskaite, të cilët këto ditë janë për vizitë në vendin tonë.
Siç informon MASH, Janevska theksoi shkëmbimi i përvojave dhe praktikave pozitive me vendet e Evropës dhe të botës ka një rëndësi të madhe për ne në këtë drejtim, dhe për këtë arsye gëzohemi që po bëhemi vend anëtar i Agjencisë Evropiane për Nevoja të Veçanta dhe Arsim Gjithëpërfshirës (EASNIE).

"Punojmë vazhdimisht për rritjen e gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor, sepse çdo fëmijë duhet të ketë qasje të barabartë në arsim cilësor dhe të marrë mundësinë për të arritur poten-cialin e tij të plotë, pavarësisht nga kompleksiteti i nevojave të veçanta arsimore. Kemi çfarë të ndajmë, pasi veçanërisht në vitet e fundit janë bërë hapa të mëdhenj përpara në ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse, por si vend në zhvillim do të vazhdojmë gjithashtu t’i ndjekim me kujdes trendet që i imponojnë vendet e zhvilluara", theksoi Janevska në takim.
Agjencia Evropiane për Nevoja të Veçanta dhe Arsim Gjithëpërfshirës është organizatë e pavarur që vepron si platformë bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare, me qëllim sigurimin e sistemeve arsimore më gjithëpërfshirëse. Agjencia është i vetmi organ evropian që financohet nga vendet e saj anëtare me mision të qartë për t’i ndihmuar ato të avancojnë cilësinë dhe efikasitetin e arsimit gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit, përkatësisht, EASNIE bashkëfinancohet nga ministritë e arsimit të vendeve anëtare dhe nga Komisioni Evropian përmes një granti operacional në kuadër të programit Erasmus+. fc/
Foto: MASH