MASh: Avancojmë arsimin gjithpërfshirës, së bashku ta zhvillojmë shoqërinë gjithpërfshirse
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) kumtoi se vazhdmimisht punon në avancimin e sistemit arsimor nacional gjithpërfshirës, me qëllim që çdo fëmijë të ketë të drejtë për arsim dhe mjedis cilësor në të cilin është i pranueshëm dhe mund të avancojë, pa marrë parasysh pengesat me të cilat përballet.
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) kumtoi se vazhdmimisht punon në avancimin e sistemit arsimor nacional gjithpërfshirës, me qëllim që çdo fëmijë të ketë të drejtë për arsim dhe mjedis cilësor në të cilin është i pranueshëm dhe mund të avancojë, pa marrë parasysh pengesat me të cilat përballet.
Nga MASH-i theksojnë se me ndryshimet në rregullativë, zgjedhja është e prindërve, së bashku me Shërbimin për Vlerësimin Funksional të Fëmijëve dhe të Rinjve, nëse fëmija do të shkojë në shkollë të rregullt ose në qendër burimore, ku ka në dispozicion shumë më tepër persona profesionist dhe mund t’i kushtohet më shumë vëmendje.
Nuk është qëllimi që këta fëmijë të jenë vetëm formalisht të përfshirë në arsimimin e regullt, por të kenë përparim të thellë.
Si pjesë e mbështetjes së përforcuar, dukshëm është rritur numri i asistentëve arsimorë. Në arsimin fillor tashmë kemi më shumë se 1,300 asistentë arsimorë. Për herë të parë për këtë vit shkollor, si masë sistematike, kemi futur 130 asistentë arsimorë edhe në arsimin e mesëm. Në mënyrë shtesë, në çdo shkollë ka ekip gjithpërfshirës, i cili ofron mbështetje gjithmonë kur është e nevojshme. Ndërsa mësimdhënësit dhe asistentët marrin ndihmë nga shkollat shtetërore të arsimit fillor dhe të mesëm, me qendra burimore.
"Avancojmë kapacitetet e kuadrit edukativo-arsimor. Trajnimet organizohen vazhdimisht për gjithëpërfshirjen dhe qasjet në mësimdhënien e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore. Mësimdhënësit mësojnë të njohin nevojat e ndryshme të nxënësve dhe të zbatojnë metodat përkatëse të punës", thuhet në kumtesln e MASH-it.
Nga atje kumtojnë se po zhvillojnë kulturë të përfshirjes. Në këshillime të veçanta, prindërit mësojnë si të mos i marginalizojnë këta fëmijë, si t’i mbështesin dhe t’iu ndihmojnë atyre.
"Po ndajmë më shumë mjete buxhetore për gjithëpërfshirje. Përveç kësaj, me formulat e reja për llogaritjen e bllok dotacioneve, parashikuam që një nga elementët për rritjen e dotacioneve të jetë gjithëpërfshirja, gjegjësisht mjetet për komunat transferohen varësisht numrit të fëmijëve me vështirësi", thonë nga MASH-i.
Me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të personave me vështirësi, Ministria porositi se arsimi cilësor gjithëpërfshirës nuk është i mundur pa shoqëri të zhvilluar gjithëpërfshirëse. Secili prej nesh, në mjedisin e vet, duhet të kontribuojë në ndërtimin e komunitetit ku personat me vështirësi nuk përmenden vetëm një ditë, por janë të përfshirë në aktivitetet e përditshme dhe jetojnë, mësojnë, punojnë dhe shoqërohen me njerëz që i mbështesin, i kuptojnë dhe nuk i përjashtojnë, shtojnë nga MASH-i. ab/
Foto: МIА arkivi