• петок, 05 декември 2025

Marta Kos: Tragjedia në Novi-Sad po e ndryshon Serbinë

Marta Kos: Tragjedia në Novi-Sad po e ndryshon Serbinë

Beograd, 1 nëntor 2025 (MIA) - Komisarja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, sot me rastin e përvjetorit të rënies së strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi-Sad shkroi se "ajo tragjedi po e ndryshon Serbinë".

"Para një viti, stacioni hekurudjor në Novi Sad u shemb dhe mori 16 jetë. Sot i kujtojmë ata", shkroi Marta Kos në rrjetin X.

"Ajo tragjedi po e ndryshon Serbinë”, shkroi Kos.

Siç deklaroi ajo, ajo tragjedi "i nxiti masat të angazhohen për përgjegjësi, lirinë e shprehjes dhe demokracinë gjithëpërfshirëse”, duke cekur se këto janë "të njëjtat vlera që po e çojnë Serbinë drejt BE-së". ab/

 

Остани поврзан