Për këtë marmelatë, është mirë të përdorni mollë të tharta, për shkak të shijes së ëmbël dhe të butë të kungullit.
Përbërësit:
500 gram mollë të qëruara
500 gram kungull të pastruar
lëng nga 1 limon
150 ml lëng molle (100%)
1 sheqer vanilje
1/2 lugë kanellë e bluar
500 gram sheqer
Përgatitja:
Mollët e qëruara dhe kungullin kaloni ne rende dhe transferojini në tenxheren në të cilën do të zihen, pastaj shtoni limonin e shtrydhur, lëngun e mollës, vaniljen, kanellën dhe sheqerin. Përziejini mirë të gjitha dhe mbulojeni, dhe lëreni të qëndrojë për të paktën 2 orë. Pastaj vendosini në zjarr të lartë për t'u zier dhe kur të ziejë, ulni zjarrin. Vazhdoni t'i zieni për 30 minuta të tjera, duke i përzier herë pas here. Hiqeni tenxheren nga zjarri, pastaj grijini të gjitha me një blender derisa të përftoni pure të mirë. Kthejini të gjitha në zjarr dhe lërini të ziejnë edhe 10 minuta të tjera.
Foto: Freepik