• петок, 05 декември 2025

Makroni në takim me Zelenskin: Shpresoj se paqja në Ukrainë do të arrihet para vitit 2027

Makroni në takim me Zelenskin: Shpresoj se paqja në Ukrainë do të arrihet para vitit 2027

Paris, 17 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot shfaqi shpresë se paqja në Ukrainë do të arrihet para vitit 2027, duke vlerësuar se muajt e fundit janë shënuar me vendime që përfaqësonin pikë kthese në luftë. 

"Çka më takon mua, mbetem po aq i vendosur për të arritur këtë paqe. Mendoj se duhet të vazhdojmë të rrisim presionin, siç po bëjmë përmes sanksioneve dhe luftës kundër flotës fantome ruse", tha Makron në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. 

Ai paralajmëroi përforcim të menjëhershëm dhe dhjetëvjeçar të bashkëpunimit dypalësh midis Francës dhe Ukrainës, pasi u publikua se Ukraina do të blejë deri në 100 aeroplanë "Rafall" nga Franca. 

"Po bëjmë një hap të ri. Rinovimi i ushtrisë ukrainase është një element kyç i sigurisë sonë kolektive. Vazhdojmë afrimin e industrive tona të mbrojtjes. Kemi nevojë për një ushtri ukrainase të aftë për të kthyer çdo hyrje të re dhe për të pajisur ushtrinë ukrainase me kapacitetet e veta mbrojtëse për mbrojtjen e hapësirëa së saj ajrore", tha Makron.  

Ai theksoi se Franca në tre vitet e ardhshme do t'i dërgojë Kievit dronë dhe granata. 

Zelenski e përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar më parë si një "përforcim të ndjeshëm të aftësive mbrojtëse të Ukrainës". 

"Nënshkrimi i kësaj marrëveshje mundëson përforcim të ndjeshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse. Së bashku do të rrisim potencialin industrial dhe teknologjik të Francës dhe Ukrainës. Ukraina mund të marrë 100 aeroplanë luftarakë Rafall, katër radarë francezë, tetë sisteme mbrojtjeje ajrore, gjashtë sisteme për lëshimin e bombave", tha Zelenski.  

Makron dhe Zelenski më herët nënshkruan një letër qëllimi, përmbajtja e së cilës nuk dihet ende, ndërsa Zelenski e quajti dokumentin "marrëveshje historike" me të cilën përcakton bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve.

"Ky do të jetë sistemi më i madh i mbrojtjes ajrore në botë", tha Zelenski. 

Dokumenti u nënshkrua në një tavolinë të vendosur në pistën e bazës ajrore Villakuble, përpara aeroplanëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore.  

Pallati Eliseut, pak minuta pas nënshkrimit të letrës së qëllimit, kumtoi se Ukraina do të blejë deri në 100 aeroplanë Rafall, pajisje të mbrojtjes ajrore dhe dronë nga Franca.  rq/

Foto: Zelenski në Iks

Тагови

Остани поврзан