• четврток, 25 декември 2025

Majer, gruaja e parë në krye të Drejtorisë austriake të Sigurisë dhe Inteligjencës shtetërore

Majer, gruaja e parë në krye të Drejtorisë austriake të Sigurisë dhe Inteligjencës shtetërore

Vjenë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Nga 1 janari, Drejtorinë austriake për sigurinë dhe inteligjencën shtetërore (DSI) do ta udhëheq Silvija Majer, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.  

Majer do të jetë pasardhëse e Omar Hajavi-Pirhner dhe do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë DSI-në. Aktualisht ajo është zëvendësdrejtoreshë e Drejtorisë. 

Majer punoi në Ministrinë e Punëve të Brendshme që nga viti 2006, ndërsa në vitin 2012 nga policia në Linc u transferua atëherë në Zyrën federale për mbrojtjen e Kushtetutës dhe luftën kundër terrorizmit.  

Fillimisht ajo u caktua në fushën e kundër-ekstremizmit, ndërsa më vonë u ngarkua me formimin e një njësie organizative për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe sigurisë kibernetike. 

Në tetor të vitit 2023, Majer u emërua për zëvendësdrejtorëshë e Shërbimit për mbrojtjen kushtetuese.  

Majer si drejtoreshë e DSI-së, do të jetë përgjegjës për drejtimin strategjik të Shërbimit të Mbrojtjes Kushtetuese dhe do të jetë përgjegjëse për adresimin e detyrave kryesore që lidhen me zhvillimin e shërbimit dhe mbrojtjen e Kushtetutës. rq/

Foto: Iks

Остани поврзан