• петок, 05 декември 2025

"Magjia është në dijen" vazhdon në Strumicë: Panel diskutimi i pestë "Magjia e krijimit të individëve të guximshëm, të menduar dhe të ndjeshëm"

Shkup, 30 nëntor 2025 (MIA) - Fushata kombëtare "Magjia është në Dije" e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vazhdon me karvanin e saj të panel diskutimeve nëpër qytete. Deri më tani, panele janë mbajtur në Shkup, Prilep, Tetovë dhe Kumanovë, dhe ndalesa tjetër është në Strumicë.

Në panel diskutimin do të marrin pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, Ana Vitanova – Ringaçeva, profesor i asociuar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Maqedonase në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip, Stojne Miteva, psikolog dhe terapist gestalt në ShFK “Marshall Tito” – Murtinë , Strumicë, Trajçe Bjadov, mësimdhënës i gjuhës maqedonase në ShFK "Geras Cunev" - Prosenikovë, Strumicë, si dhe Arhelos Turanov, drejtor i ShMSh QRAPT “ Nikolla Karev” në Strumicë dhe Meri Donevska Kostruranova, prind dhe kryetar i këshillit të prindërve në ShMK"Jane Sandanski" në Strumicë.

"Edhe ky aktivitet do të jetë gjithashtu mundësi për të ndarë ide, praktika të mira dhe përvoja frymëzuese se si të krijojmë së bashku breza që mendojnë në mënyrë kritike, udhëhiqen nga vlerat dhe veprojnë me guxim", ceket në informatën për ngjarjen.

- И овој настан ќе претставува можност за споделување идеи, добри практики и инспиративни искуства за тоа како заедно да создадеме генерации кои размислуваат критички, се водат од вредности и дејствуваат храбро, се посочува во информацијата за настанот.

Eventi do të mund të ndiqet edhe drejtëpërdrejtëi në kanalin YouTube të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: https://youtube.com/channel/UCzOX1KEu6ZBm14DqFasVMjA?si=MWcOfrO5OjMDZd_O. аb/

Foto: Poster

Остани поврзан