Mafina me kungulleshka dhe djathë parmixhano
Mafina perfektë të butë, aromatik dhe plot shije.
Përbërësit:
1 filxhan miell misri
1 filxhan miell universal
2 lugë pluhur pjekjeje
1/2 lugës sodë buke
1 lugë çaji kripë
piper i bluar sipas dëshirës
1 filxhan djathë parmixhano
1/2 filxhan kos
1/4 filxhan vaj ulliri
2 vezë
1 filxhan kungulleshka të grira
1/4 filxhan majdanoz i grirë (ose një lugë gjelle trumzë të freskët të grirë, rozmarinë, etj.)
100 gram mocarela
100 gram proshutë e grirë
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 190 gradë Celsius. Lyejini format me vaj dhe spërkatini me miell misri. Përzieni miellin e misrit, miellin e zakonshëm, pluhurin pjekës, sodën buke, kripën, piperin e zi. Në një en; të vogël, përzieni kosin, vajin e ullirit dhe vezët. Përzieni përbërësit e thatë dhe të lagësht dhe shtoni kungulleshka dhe parmixhano. Vendosni 1 lugë gjelle të mbushur me fill në secilën formë kekësh. Pastaj vendosni nj; katror mocarela në mes dhe proshutën. Mbulojini me një lugë gjelle nga përzierja. Spërkatini lehtë me miell misri (polenta). Piqini kekët për rreth 30 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.
Lërini të ftohen për 5 minuta, hiqini nga forma dhe shërbejini të ngrohta.
Foto: Freepik