• сабота, 06 декември 2025

Maduro: Jam i gatshëm të takohem "privatisht" me Trampin

Maduro: Jam i gatshëm të takohem

 Karakas, 18 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro mbrëmë deklaroi se është i gatshëm të zhvillojë një bisedë "private" me homologun e tij amerikan Donald Tramp.

 Maduro e bëri deklaratën pasi Trampi tha se ishte gati të takohet me liderin e Venezuelës pavarësisht se SHBA po vendos një flotë anijesh luftarake në Detin e Karaibeve si pjesë e operacionit të tyre kundër trafikimit të drogës.

 "Në SHBA, kushdo që dëshiron të flasë me Venezuelën mund të flasë me ne ballë për ballë, privatisht. Nuk ka problem. Ajo që nuk mund të lejojmë është që populli i krishterë i Venezuelës të bombardohet dhe të vritet", tha Maduro në përgjigje të një letre nga një pastor amerikan gjatë transmetimit të tij javor në televizionin publik të Venezuelës.

Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан