• вторник, 25 март 2025

Mëngjesin e sotëm janë matur 3 gradë në Berovë, Lazaropole, Kodrën e Diellit dhe 10 në Shtip dhe Demir Kapi

Mëngjesin e sotëm janë matur 3 gradë në Berovë, Lazaropole, Kodrën e Diellit dhe 10 në Shtip dhe Demir Kapi

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm janë matur 3 gradë celsius në Berovë, Lazaropole, Kodrën e Diellit, 4 në Kriva Pallankë dhe Ohër, 5 gradë në Strumicë, Manastir dhe Prilep, 6 gradë në Tetovë, Krushevë, Hanet e Mavrovës, 7 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Gjevgjeli, Kavadar, Kumanovë dhe Pretor, 8 në Vinicë, 9 në Veles dhe 10 gradë në Shtip dhe Demir Kapi.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët jugperëndimore dhe jugore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura ditore do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан