• среда, 26 март 2025

Miteva: 116 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në bazë të Ligjit për veprimtari hotelierike, te 10 subjekte juridike vendime për ndalesë të përkohshme

Miteva: 116 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në bazë të Ligjit për veprimtari hotelierike, te 10 subjekte juridike vendime për ndalesë të përkohshme

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) – Gjatë ditëve të kaluara janë bërë 116 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në bazë të Ligjit për veprimtari hotelierike. Janë ndërmarrë shumë hapa. Vendime për ndalesë të përkohshme janë shqiptuar për 10 subjekte juridike, kafene dhe klube sipas Ligjit për veprimtari hotelierike. Kjo ka të bëjë në pjesën e sanksionit kundërvajtës dhe te të gjithë është ndryshe, varet nga kundërvajtja. Kjo është konfirmuar në vetë procesverbalin, ndërsa diku ndalesa është 10, 15, 20 ose 30 ditë, njoftoi në konferencën e sotme për media zëdhënësja e Qeverisë Maria Miteva. 

Është konfirmuar se 15 subjekte juridike nga gjithsej 23, të cilat kanë licencë aktive nuk i përmbushin kushtet minimale – teknike. 

 “Atyre do tu shqiptohen dy masa. Së pari vendime për ndalesë për kryerje të veprimtarisë dhe propozim në Ministrinë e Ekonomisë për marrjen e licencës. Te gjashtë subjekte juridike të cilat nuk kanë licencë aktive ose ajo ju ka skaduar, ndërsa është konfirmuar se gjatë periudhës së kaluar kanë funksionuar, janë dhënë vendime për ndalesë për kryerjen e veprimtarisë”, tha Miteva në Qeveri. 

Ajo informoi se janë dhënë 59 urdhërpagesa kundërvajtëse në vlerë prej 522 690 denarë dhe në baza të tjera nga Ligji për Veprimtari Hotelierike. Shtoi se ato dy baza kanë të bëjnë me mosrespektim të disa normativave të cilat duhej të vërtetoheshin te kryetari i komunës, leje për terraca, numër i pashënuar i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), etj.

Miteva paralajmëroi se në koordinim me MPB, ISHT këto ditë fillojnë me mbikëqyrje inspektuese për organizimin e festimeve dhe ngjarjeve, me theks të veçantë në konfirmimin e kushteve minimale – teknike, kategorizim të restoranteve, si dhe për dispozita të tjera nga Ligji për hotelieri. fc/

Foto: Printskrin 

Video: Qeveria

Остани поврзан