Mëngjesi më i ftohtë në Manastir, më ngrohtë në Krushevë
- Mëngjesi më i ftohtë në vend ka qenë në Manastir -3 gradë Celsius, -2 në Shkup - Petrovec, Berovë dhe Strumicë, -1 në Tetovë, Demir Kapi dhe Veles, 0 në Shkup - Zajçev Rid, Shtip, Kavadar, Prilep, Hanet e Mavrovës dhe Gjevgjeli, 1 në Kumanovë, 2 në Kriva Pallankë, Ohër, Pretor dhe Vinicë, 4 në Kondrën e Diellit dhe 5 në Krushevë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Mëngjesi më i ftohtë në vend ka qenë në Manastir -3 gradë Celsius, -2 në Shkup - Petrovec, Berovë dhe Strumicë, -1 në Tetovë, Demir Kapi dhe Veles, 0 në Shkup - Zajçev Rid, Shtip, Kavadar, Prilep, Hanet e Mavrovës dhe Gjevgjeli, 1 në Kumanovë, 2 në Kriva Pallankë, Ohër, Pretor dhe Vinicë, 4 në Kondrën e Diellit dhe 5 në Krushevë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të dobëta deri në mesatare. Paradite do të ketë mjegull të lehtë. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të dobët. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë 13 gradë Celsius.
Foto: arkivi i MIA-s