Më shumë se 1.000 pacientë kanë vdekur në Gaza përderisa prisnin evakuim mjekësor
- Më shumë se 1.000 pacientë kanë vdekur në Gaza nga korriku i vitit 2024 deri në fund të nëntorit të këtij viti, përderisa prisnin për evakuim mjekësor, publikoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Gaza, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Më shumë se 1.000 pacientë kanë vdekur në Gaza nga korriku i vitit 2024 deri në fund të nëntorit të këtij viti, përderisa prisnin për evakuim mjekësor, publikoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
"Nga korriku i vitit 2024 deri më 28 nëntor të vitit 2025, 1.092 pacientë kanë vdekur përderisa prisnin për evakuim mjekësor", deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, në rrjetin social "Iks".
Ai shtoi se numri i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës sipas të gjitha gjasave është më e ulët se numri real i pacientëve të cilët kanë vdekur, publikoi "Le Figaro".
Drejtori i OBSH-së, gjithashtu, tha se organizata dhe partnerët e saj kanë evakuuar më shumë se 10.600 pacientë në gjendje kritike nga Gaza që nga tetori i vitit 2023.
Ai tha se më shumë se 5.600 prej tyre janë fëmijë të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv.
Sipas të dhënave të OBSH-së, evakuimet mjekësore janë ende urgjente për më shumë se 16.500 banorë të Gazës.
Gebrejesus, gjithashtu, u bëri thirrje më shumë vendeve të pranojnë pacientë nga Gaza dhe në të njëjtën kohë bëri thirrje për vazhdimin e evakuimeve mjekësore në Bregun Perëndimor, duke përfshirë dhe Jerusalemin Lindor.
Armëpushimi i përgjakshëm në Gaza hyri në fuqi më 10 tetor, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, por evakuimet mjekësore ende nuk po zhvillohen mjaftueshëm shpejt, publikoi gazeta. rq/
Foto: arkivi i MIA-s