• петок, 05 декември 2025

Më së shumti shi në 24 orët e fundit në Krushevë, gjatë fundjavës reshje të reja

Më së shumti shi në 24 orët e fundit në Krushevë, gjatë fundjavës reshje të reja

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë (34 litra në një metër katror), ndërsa më pak në Veles dhe Kavadar (katër litra në një metër katror).

Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se në Pretor ka rënë 30 litra në një metër katror, në Hanet e Mavrovës 28, në Lazaropole 23, në Prilep dhe Pozharane 18, në Berovë 16, në Topollçan 14, në Radovish 12, në Strumicë dhe Kodrën e Diellit 11, në Vinicë 10, në Tetovë dhe Manastir 9, në Zajçev Rid në Shkup, Kumanovë dhe Gjevgjeli 8, Gjurishte 7, Shkup-Petrovec dhe Shtip 6 dhe Kriva Pallankë dhe Demir Kapi 5.

Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit do të vazhdojë periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut. Nesër dhe gjatë fundjavës sërish priten reshje të rrëmbyeshme të shiut me mbi 30 litra në një metër katror për 24 orë, lokalisht në formë të stuhisë me erë të përforcuar dhe bubullima. Nga e diela temperaturat e mëngjesit dhe të ditës dukshëm do të bien, ndërsa në vendet malore më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës së dobët. sa/

Foto: MIA arkivi

 

Остани поврзан