• понеделник, 23 декември 2024

Më së ftohti sot në mëngjes në Berovë, më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Më së ftohti sot në mëngjes në Berovë, më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Më së ftohti sot në mëngjes është në Berovë me -7 gradë Celsius, ndërsa më së ngrohti në Ohër ku janë matur 2 gradë, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas DPHM-së, në Kodrën e Diellit janë matur -6 gradë, -5 në Shkup-Petrovec, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Demir Kapi dhe Strumicë, -3 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Shtip, Kavadar dhe Gjevgjeli, -2 në Prilep, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -1 në Vinicë dhe 1 gradë në Pretor.

Në orën shtatë, lartësia e shtresës së borës në Kodrën e Diellit ishte 33 centimetra, dhe 28 centimetra në Hanet e Mavrovës.

Nga DPHM kumtojnë se moti sot do të jetë me vranësira dhe ftohtë me reshje shiu dhe bore në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta malore. Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore dhe ekstreme juglindore (mbi 25 l/m2). Në male do të rritet lartësia e shtresës së dëborës, ndërsa në disa vende më të ulëta do të formohet një shtresë më e vogël e borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, ndërsa gjatë natës do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë nga 2 deri në 6 gradë.

Në Shkup mot me vranësira dhe ftohtë me reshje shiu. Pasdite reshjet do të kalojnë në borë në pjesët më të larta të luginës. Do të fryjë erë mesatare juglindore, ndërsa gjatë natës do të fryjë erë herë pas here e fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 4 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан