• вторник, 15 октомври 2024

Më 8 nëntor shefi i diplomacisë turke Fidan për vizitë në Athinë

Më 8 nëntor shefi i diplomacisë turke Fidan për vizitë në Athinë

Athinë, 15 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis më 8 nëntor në Athinë do ta presë ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, njoftuan mëngjesin e sotëm burime diplomatike greke, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Takimi i fundit i Gerapetritisit dhe Fidanit ka qenë në fund të gushtit në Bruksel në margjinat e takimit joformal të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së ku biseduan për marrëdhëniet e Turqisë me Unionin dhe me Greqinë. 

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në takimin në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së para 20 ditëve ranë dakord që t'i udhëzojnë krerët e dy diplomatëve, Gerapetritis dhe Fidan të fillojnë përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të lartë të bashkëpunimit të ardhshëm Greqi-Turqi e cila do të mbahet në Ankara në janar të vitit 2025, bazuar në Deklaratën e Athinës të nënshkruar vitin e kaluar në Athinë. qa/

 

Остани поврзан